Rama me biznesin grek, thirrje për investime

Ekonomi

Rama me biznesin grek, thirrje për investime

Më: 13 prill 2014 Në ora: 09:17

Në vijim të takimeve me investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me shoqatën e biznesmenëve grekë, ku i njohu ata me lehtësirat që ofron qeveria. Rama u bëri me dije sipërmarrësve grekë se qeveria po punon për forcimin dhe përmirësimin e klimës në vend dhe rimbursim automatik të TVSH-së për bizneset.

“Jemi shumë të vetëdijshëm që ka ende shumë për tu bërë në lidhje me klimën e biznesit, në lidhje me mjedisin ku operojnë sipërmarrësit, investitorët e huaj. Thithja e investimeve të huaja, objektiva jonë kryesore. Po shlyejmë borxhin me sipërmarrjen. Një kreditimi i realizuar në mënyrë brutale ka dëmtuar shtetin, besimin tek Shqipëri, të investitorëve të huaj dhe padyshim ekonominë e vendit. Ne do ti shlyejmë borxhet. Kemi shlyer 200 milion dollarë. Ne kemi marrë përsipër ti japim fund një historie të dhimbshme për biznesin, për rimbursimin automatik të TVSH-së për 60 ditë”- tha Rama.

Si provë bindëse se pse investitorët duhet të derdhin kapitalin e tyre në Shqipëri, Rama paraqiti dhe vlerësimin e fundit të Agjencisë së vlerësimit të cilësisë së kreditit Standard & Poor’s, e cila përmirësoi vlerësimin e situatës ekonomike në Shqipëri me parashikim të ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm”.

Kryeministri Rama garantoi biznesmenët grekë se nuk do të përballen me ‘bakshishet’ e korrupsionit nëse do të investojnë në Shqipëri. Përfaqësuesi i sipërmarrësve grek Kujonas, ndërsa garantoi mbështetjen e vendit të tij, vlerësoi se Shqipëria dhe Greqia po ecin përpara ekonomikisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat