Hamza, rritja ekonomike e Kosovës 4 për qind

Ekonomi

Hamza, rritja ekonomike e Kosovës 4 për qind

Më: 12 prill 2014 Në ora: 12:35

Washington, 12 prill - Në Washington këtë fundjavë fillojnë takimet e pranverës të dy institucioneve të rëndësishme financiare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këto takime merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova në përbërjen e të cilit është edhe guvernatori i Bankës Qëndrore, Bedri Hamza.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hamza ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 4 përqind këtë vit ndërkohë që sistemi bankar i vendit është i qëndrueshëm.

Ai tha se nuk është ndikuar nga politika në drejtimin e këtij institucioni të pavarur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat