Dakordohen për shumë projekte

Ekonomi

Dakordohen për shumë projekte

Më: 5 prill 2014 Në ora: 23:03

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në të cilin takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në këtë takim është biseduar për projektet e ideuara për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjakovës, por dhe të atyre të Kosovës perëndimore në përgjithësi me Komunat dhe Bashkitë e zonës verilindore të Shqipërisë, në suaza të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy shteteve.

Theks të veçantë nga ana e kryetares Mimoza Kusari Lila ka qenë bashkëpunimi i mundshëm, i lirshëm dhe pa barriera, si një bashkëpunim i frytshëm, ku mund të arrihen objektivat shumëvjeçare të pritura.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vënë në pah edhe projektin e alpeve, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në lëmin e bujqësisë, turizmit si dhe të shfrytëzimeve të resurseve tjera në zhvillimin ekonomik. Ajo ka përmendur kontaktet e fundit me përfaqësues institucional të Shqipërisë, ndër tjerash ka falënderuar edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi për intensifikimin e kontaktev e me Komunën e Gjakovës.

“Me z. Meta biseduam në hollësi për mundësitë e bashkëpunimit në veçanti, mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, në sferën e turizmit, por gjithashtu edhe për aktivitetet konkrete, të cilat janë në ditët në vijim, duke filluar nga takimi i përbashkët që do ta kemi me kryetarët e komunave të Kosovës Përendimore, për projektin e Alpeve Shqiptare, për mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike, një vizitë të organizuar nga Republika e Shqipërisë në komunën e Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pohuar se duke besuar në programin, vizionin dhe përvojat e kryetares së Komunës së Gjakovës, kontaktet e bashkëpunimit po shtohen

Meta gjithashtu ka potencuar projektin e alpeve, por si rrjedhojë të këtij projekti dhe të projekteve tjera të bashkëpunimit edhe nxitjen e investitorëve për zhvillimin e bizneseve, përfshirë dhe atë në industrinë e tekstilit, pasi tani me krijimin e zonës së lirë ekonomike në Gjakovë, shtohet edhe interesimi i investitorëve vendor dhe të huaj.

“Administrimi i komunës së Gjakovës do të jetë një shembull shumë i mirë jo vetëm për Kosovë por edhe kudo në gjithë hapësirat tona dhe ne do të jemi këtu gjithnjë më shpesh jo thjesht për takime kortëzie, jo por për të shkëmbyer mendime, por për të quar përpara projekte konkrete, siç u përmend këtu, projekti Alpet i cili tashmë është konfiguruar si një projekt tepër konkretë dhe me impakt për zhvillimin e turizmit si në zonën e Gjakovës por në përgjithësi në gjithë zonën ndërkufitare ashtu edhe në komunat dhe bashkitë e Shqipërisë në kufi me Gjako vën, por njëkohësisht ne kemi rënë dakord që të themelojmë bashkëpunimin edhe në fushën e bujqësisë dhe shumë shpejt ministri i Bujqësisë do të jetë në Gjakovë”, është shprehur Meta

Meta ka përmendur takimin e dy qeverive në Prizren, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe takimin e tij me biznesmenë në Pejë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka përmendur konkretisht takimin ndërqeveritar në Prizren si dhe takimin e radhës që do të mbahet në Vlorë, të cilën e ka cilësuar si bashkëpunim për potenciale të përbashkëta ndërshtetërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat