Bukureshti dhe Stambolli prijnë me qendra tregtare

Ekonomi

Bukureshti dhe Stambolli prijnë me qendra tregtare

Më: 5 prill 2014 Në ora: 09:36

Bukureshti dhe Stambolli janë ndër dhjetë vendet e para për nga ndërtimi i qendrave tregtare.Bukureshti, Kievi dhe Sofja janë kryeqytetet e vetme në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku pritet që të mbarohen qendrat e reja tregtare me sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 mijë metra katrorë.
Të dhënat janë të një studimi botëror të kompanisë CBRE. Bukureshti është në vendin e 45-të nga gjithsej 54 qytetet në botë.
Qendrat më të mëdha tregtare, të cilat aktualisht po ndërtohen në Bukuresht, janë Mega Mall – 75 mijë metra katrorë dhe ParkLake – 70 mijë metra katrorë. Ndër dhjetë vendet e para në botë për nga ndërtimi i qendrave tregtare është edhe Turqia, kurse tregu më aktiv është Stambolli me 27 qendra tregtare (ose 1.9 mln mera katrorë në ndërtim).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat