Punëtorët e KEDS-it kërkojnë ngritje të pagave

Ekonomi

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë ngritje të pagave

Më: 3 prill 2014 Në ora: 14:14

Sindikata e KEDS-it po kërkon ngritje të pagave për punëtorët e kësaj korporate në të kundërtën ata paralajmërojnë protesta.
Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatës në një konferencë për media tha se ata po i shprehin brengat e punëtorëve të KEDS-it. Ai thotë se në KEDS jo që nuk ka ngritje por ka destimulim të saj. Përfaqësues të sindikatës pohuan se ajo çka po ndodh në KEDS është absurde dhe se shqetësimet e punëtorëve janë serioze.
Ata thonë se kanë arsye për protesta. Sipas tyre nëse pagat e KEK-ut janë rrit, atëherë pse mos të ketë rritje edhe për pagat e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat