USAID mbështet Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Ekonomi

USAID mbështet Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Më: 2 prill 2014 Në ora: 16:46

Sot në zyrët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga Kryeshefi Ekzekutiv Valdet Gjinovci, u prit Maureen A. Shauket drejtoresha e USAID në Kosovë për nënshkrimin e Letrës së Implementimit mbi Grandin për një Sistem të Unifikuar Veterinar dhe Fitosanitar për përdorim tek Pikat e Inspektimit Kufitar të Kosovës.

Bazuar në nevojat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për ngritje të kapaciteteve në Pikë Kalimet Kufitare, USAID-i përmes zyrës në Kosovë ka vendosur që si donacion të mbulojë shpenzimet e parapara për krijimin e një Sistemi Softuerik, përmes të cilit do të punojnë Inspektorët Veterinar dhe Fitosanitar kufitar, me qëllim të reduktimi të punës së dyfishtë ku përmes të cilit do të behet informimi në kohë reale nga PIK në zyre qendrore të AUV-së. Sistemi softuerik do të ofroj gjithashtu edhe sigurimin e qasjes në sistem edhe të institucioneve tjera relevante (të parapara me ligj) që kanë të bëjnë me këto shënime, siç janë Doganat e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Qasja në këto të dhëna do të bëhet duke realizuar një unifikim të sistemeve dhe duke dhëne qasje nga jashtë institucioneve që kanë te bëjnë me këto shënime. Këto kontrolle deri tash kanë funksionuar si dy sisteme të pavarura pa pasur mundësi integrimi (apo edhe inkorporomi) të dhënave të ndërsjella.

Gjinovci shprehu mirënjohjen e veçantë për Misionin e USAID në Kosovë, i cili nga fillimi ka qenë mbështetës i vazhdueshëm në rrugëtimin e institucionit tonë drejt ngritjes së kapaciteteve për të garantuar kontroll të sigurt të produkteve ushqimore që të ruhet sa më mirë shëndeti i konsumatorëve në Kosovë. Ndihma që ky mision i dha autoritetit tonë bëri që në të kemi mundësitë më të mira në punë, që puna jona të jetë sa më transparente për të ngritur besueshmërinë tek qytetaret tonë.

Edhe ky grant sot është në vazhdën e ngritjes së nivelit të kontrollit kufitar, pika këto ku sot futen shumica e produkteve ushqimore në vend. Gjinovci po ashtu e njohu me punën dhe të arriturat në AUV.

Maureen A. Shauket shprehu admirimin e gjitha punëve që kryen ky autoritet gjithashtu për të arriturat e projekteve të përbashkëta me USAID. Njashtu shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në fusha tjera që të arrihen të gjitha standardet që të kemi një autoritet të aftë për të ruajtur shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik.

Gjatë vizitës që i bëri Laboratorit dha premtimin që në të ardhmen të dërgohen stafi i laboratorit për trajnime në Amerikë.

Ky grant do të lehtësoj punën e inspektorëve në pikat kufitare, në të njëjtën kohë do jep mundësi zyrave qendrore të AUV-së që në kohe reale të përcjellin të gjitha hyrjet e mallrave ushqimore në vend. Ku nga këto të dhëna do jetë më e lehtë gjurmueshmëri e produkteve në treg të brendshëm. Të dhënat do të përdoren për të hartuar plane më të sakta nacionale për mostrim dhe kontroll zyrtar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat