Ekonomia

Shtyhet pėrpara ideja pėr blerje tė produkteve vendore

Bota Sot | 19.10.2012 19:11
Shtyhet përpara ideja për blerje të produkteve vendore

Me ftesė tė zėvendėskryeministres dhe ministres sė Tregtisė e Industrisė, Mimoza Kusari – Lila, si nismėtare e idesė pėr blerjen e produkteve kosovare, si dhe udhėheqėse e Kėshillit Kombėtar pėr Zhvillim Ekonomik, sot nė Prishtinė u diskutua me pėrfaqėsues tė prodhuesve kosovarė dhe asociacione tė biznesit pėr hapat e mėtutjeshėm lidhur me kėtė.“Rritja e konsumit pėr produkte vendore, rritja e konkurrueshmėrisė, krijimi i njė tereni tė barabartė nė fushėn e tregtisė si dhe njė politikė qė hap tregje, janė disa nga pėrparėsitė e kėtij ligji”, theksoi ministrja, duke shtuar se standardi dhe etika e punės janė dy elemente kryesore qė duhet t’i kenė parasysh bizneset.

Kryetari i Aleancės Kosovare pėr Biznes tha se ky ėshtė propozimi mė i mirė deri mė tani dhe se e mbėshtet nė plotėsisht amendamentimin e kėtij ligji. Ndėrsa, pėrfaqėsues tė Odės Ekonomike tė Kosovės thanė se duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm pėr procedurat e tenderimit, ngase sipas eksperiencave paraprake ėshtė bėrė seleksionimi i bizneseve para se ato tė merrnin pjesė nė njė tender.

Dhjetėra biznese tė pranishme nė kėtė takim u pajtuan qė nuk ėshtė nevoja tė krijohet njė ligj i ri, por tė amendamentohet Ligji aktual pėr Prokurim Publik. Ky amendamentim duhet tė nisė nga Ministria e Financave, ku do tė ketė edhe takime tjera pėr tė marrė pajtimin e asociacioneve tė biznesit, si dhe tė ministrive tjera.

Konkluzionet nga ky takim do t’i pėrcillen mbledhje sė gjashtė tė Kėshillit Kombėtar pėr Zhvillim Ekonomik, qė do tė mbahet mė 13 nėntor. Mė pas, do tė krijohet njė grupi nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave pėr implementimin e iniciativės pėr Blerje tė Produkteve Kosovare nga institucionet e vendit me kontrata publike. Ky grup do tė pėrcaktojė ndikimet ekonomike dhe ligjore, pėrfitimet nga kjo iniciativė dhe ndryshimet nė ligje.

Ideja pėr blerjen e produkteve vendore u miratua nė mbledhjen e pestė tė Kėshillit Kombėtar pėr Zhvillim Ekonomik.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus