Kosova synon qasjen në Fondin europian investiv

Ekonomi

Kosova synon qasjen në Fondin europian investiv

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 12:22

Qeveria e Kosovës ka për synim që përmes reformave të ketë qasje në Fondin europian investiv, ka thënë Ministrja e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari Lila. Fondi ku konkurrojnë vendet e Ballkanit perëndimor do të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm.
Janë me dhjetëra milionë euro fonde nga donatorë të ndryshëm të cilat do tu dedikohen 10 vendeve të Ballkanit Perëndimor, e që kanë qëllim kreditimin me kushte të favorshme për bizneset inovative.
Të gjitha shtetet kanë mundësi të barabarta, theksoi Alan Paic, udhëheqës për investime nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OECD. Ai tha se për të marrë sa më shumë fonde nevojiten reforma:
“Janë reforma që Kosova duhet t''i implementojë për të bërë Kosovën vend më të mirë për ndërmarrje të vogla e të mesme në zhvillim dhe ndërmarrje inovative”, tha Paic.

Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari Lila, theksoi se Kosova ka bërë shumë reforma dhe do të vazhdojë më tej, duke shtuar se qëllimi është qasja në këto fonde:

“Qasje në fondin investiv në Ballkanin perëndimor që është edhe cak i yni që tu mundësojmë bizneseve tona që të kenë kredi për Start Up biznese që kryesisht sillen prej 6 000 deri 10 mijë euro, kredi për ndërmarrje ekzistuese që mund të arrijnë vlerën deri në 200 mijë euro”, tha Kusari-Lila.

Kusari Lila njëherësh potencoi se në proces është edhe reforma fiskale e cila ndodhet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim. Por sipas saj, kapitali njerëzor dhe edukimi janë një ndër prej çështjeve që duhet të reformohen pasi kanë ndikim të madh në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat