Ekonomia

Kompania “AL- Petrol” me 700 punėtor, e 30.milionė euro tatime

Bota Sot | 12.10.2012 16:52
Kompania “AL- Petrol” me 700 punëtor, e 30.milionë euro tatime

“Se komuniteti i biznesit vendorė ėshtė shtyllė e zhvillimit ekonomik tė vendit tonė ėshtė njė dėshmi qė po pranohet si realitet ēdo ditė e mė tepėr. Numri i atyre qė vėrtet po dalin nė skenėn afariste tė suksesshme pėr fat tė mire ėshtė nė rritje e sipėr dhe kjo ėshtė njė garancė se ardhmėria ekonomike ėshtė garancė e suksesit tė procesit nė tė cilin gjendet vendi ynė. Njė kompani si AL – Petrol tė cilėn sot po e vizitojmė ėshtė garancė e suksesit tė ndermarrėsisė kosovare sepse njė kompani qė punėson afėr shtatqindė punėtorė, kontribuon nė buxhetin e konsoliduar tė Kosovės me afro 30 milion euro nė vit, me 37 pika shitėse tė karburanteve tė standardeve evropiane, me njė vizion tė kjartė se nė vitin 2013 do tė rrumbullakojnė kėtė proces me 70 pika shitėse dhe me miliona euro investime dhe me njė orientim tė kjartė nė kualitet dhe shėrbime tė mira ėshtė letėrnjoftimi mė i mire i ndermarrėsisė kosovare “, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike tė Kosovės z. Safet Gėrxhaliu me rastin e vizitės nė kompaninė AL- Petrol ku u prit nga pronari i kompanisė z. Latif Kryeziu me bashkėpunėtorė.

Kompania AL – Petrol ėshtė themeluar nė vitin 1989, ėshtė kompani me traditė 24 vjeēare nė lėmine e derivateve tė naftės.Kjo kompani furnizohet prej kompanive mė prestigjioze nė Evropė dhe qėllimin kryesorė e ka qė konsumatori ynė tė jetė i kėnaqur qoftė me shėrbime poashtu edhe me cilėsi tė derivateve tona. Pėr momentin kompania jonė ka deponi moderne pėr rezerva tė derivateve dhe me kalimin e kohės pretendojmė tė investojmė nė zgjerimin e kėtyre kapaciteteve. Poashtu kemi investuar edhe nė modernizimin e sistemit tė IT-sė ku nga njė pikėkontrolluese bėhet monitorimi i funksionimit tė gjitha pikave shitėse nė territorin e Kosovės dhe mė gjerė.

Ėshtė e vėrtetė se me kėtė aktivitet nuk ėshtė e lehtė tė merresh sepse ballafaqohemi me sfida tė shumta tė cilat e vėshtirėsojnė kėtė lėmi. Ne sot kemi mungesėn e mjeteve tė xhiros siē ėshtė rastin ė Evropė ku kamatat vjetore atje janė 2 % e nė Kosovė i kalon 12% , poashtu mungon njė e ashtuquajtur periudhė kohore disa vjeēare nga Bankat pėr ti kryer obligimet ndaj tyre dhe e tėra kjo e dėmton ndėrmarrėsin kosovare.

“Vetė Institucionet po e kriminalizojnė kėtė degė tė ekonomisė duke i dhėnė leje firmave vendore gjėja pėr prodhim tė naftės e nė anėn tjetėr nė kufi bėjnė analiza e gjobiten bizneset e vėrteta me pagesa nė emėr tė analizave”, theksoi z. Kryeziu

z. Kryeziu e falėnderojė Kryetarin e OEK-ut pėr vizitė dhe mbėshtetje dhe njėherit kėrkoi qė nė takimet me akter tė Institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare tė ngrihet zėri dhe tė kėrkohet rregullimi i kėsaj fushe pėrmes propozimeve nė vijim:

* Tė pranohen humbjet nė derivate si ēdo shtet tjetėr nė Evropė dhe regjion,

* Tė autorizohen firma pėr import tė cilat kanė depozitė dhe kuadrot pėr import dhe tė ndalen importet si deri me tani,

* Tė revokohen tė gjitha lejet e prodhimit tė naftės nė Kosovė,

* Tė sigurohen mjetet tė xhiros pėr tregtimin me derivate tė naftės,

* Tė hiqen licencat nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė si dhe nga Ministritė tjera dhe tė lėshohen nga niveli Komunal (decentralizimi ekonomik).

Kryetari Gėrxhaliu premtoi se do tė avancojė komunikimin me biznes dhe sektorin privat dhe brengat e kėti sektori do ti adresojė nė Institucionet vendore me qėllim qė pėrmes dialogimit publiko privat, pėrvojės sė bizneseve vendore dhe tė njė partneriteti tė mirėfilltė dhe argumentues tė eliminohen barrierat e evidentuara dhe zhvillimi ekonomik, mirėqenia sociale dhe promovimi i vlerave tė Kosovės tė jetė sukses i pėrbashkėt.

Shembulli i AL- Petrolit ėshtė garancė e suksesit tė ndėrmarrėsish kosovare.BS

Komentet

Komente (2) | Kthehu

bravo lat

fatmir @ 24/12/2013 22:36

Un e di mire per kvalitetin e AL-Petrolit por edhe te kompanive te tjera. Ketu na dalin dhe flasin per suksese dhe ku ta di un, kurse ne anen e kundert shesin derivate nafte/benzin me kvalitet skandaloz. Kete pun e din qytetaret shum mir.

Arsimi nga Peja @ 14/10/2012 16:51