Ekonomia

Ulen lehtė interesat e kredive nė lekė

Bota Sot | 07.10.2012 13:04
Ulen lehtė interesat e kredive nė lekė

Reduktimi ndodh pėr herė tė parė qė nga marsi i kėtij viti

Normat mesatare mujore tė interesit tė kredive nė lekė tė bankave shėnuan njė rėnie tė lehtė nė gusht, pėr herė tė parė qė nga marsi 2012, duke vėrtetuar edhe njė herė se orientuesi kryesor i tyre ėshtė interesi i bonove tė thesarit tė qeverisė. Vetėm pasi ky tregues shėnoi rėnie, filloi lehtėsimi i interesave tė kredisė nė lekė. Ndėrkohė, zbutja e politikės monetare tė BSH-sė, qė gjatė vitit tė fundit e ka ulur me 5 herė normėn bazė, nė 4% aktualisht, nuk po jepte efekt nė treg.
Tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė bėjnė tė ditur se norma mesatare e kredisė sė re mujore nė lekė pėr sistemin bankar rezultoi 11.11% nė gusht, nė rėnie tė lehtė nga 11.39% qė ishte nė korrik 2012. Megjithatė, interesat e kredisė nė lekė janė mė tė larta nė krahasim me dhjetorin 2011, kur ato rezultuan 10.82%.
Lehtėsimi i vazhdueshėm i politikės monetare tė BSH-sė nuk po jepte efekt te interesat e kredive. Kjo, pėr faktin se bankat, nė caktimin e kostos sė kredisė ndjekin mė shumė tendencėn e interesave tė bonove tė thesarit. Kėto tė fundit qėndruan tė larta nė shtatė muajt e parė tė vitit. Vetėm nė gusht filloi zbritja e tyre nėn 7%, qė u reflektua mė pas dhe nė reduktimin e interesave tė kredive nė lekė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus