Zvogëlohet papunësia në SHBA

Ekonomi

Zvogëlohet papunësia në SHBA

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 12:48

Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka rënë në 7.8 për qind, çfarë është niveli më i ulët prejse presidenti Barack Obama ka marrë detyrën, katër vjet më parë.

Shifrat e shtatorit, të publikuara nga Departamenti i Punës, janë lëshuar një muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Shifrat tregojnë rënie të papunësisë nga 8.1 për qind, sa ka qenë në muajin gusht.

Qeveria ka thënë se firmat private dhe agjencitë qeveritare kanë shtuar rreth 114,000 vende pune në shtator.

Obama ka vlerësuar lart rezultatet, duke thënë se ato tregojnë suksesin e përpjekjeve të tij për të rimëkëmbur ekonominë amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat