Spanja nuk kërkon ndihmë financiare

Ekonomi

Spanja nuk kërkon ndihmë financiare

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 17:45

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka mohuar lajmin për një kërkesë ndihme nga BE. Në një takim me liderët rajonal të partisë së Titj Rajoy ka afirmuar se nuk do të paraqesë asnjë kërkesë për ndihmë financiare gjatë kësaj fundjave Eurozonës. Krey i qeverisë spanjolle ka pohuar përballë krerëve lokalë se nuk ka ndërmend t’i drejtohet Fondit Europian të shpëtimit për të aktivizuar blerjen e bonove sovrane nga BQE, pasi sipas tij kjo do të thotë një falimentim i vendit. Ndërkohë që një ditë më parë funksionarë të BE kishin deklaruar se Spanja është e gatshme ta kërkojë këtë ndihmë në fundjavë, por është Gjermania ajo që po i bën presion Madridit se duhet ende të presë. Ndërkohë ministria e Punës dhe cështjeve sociale ka publikuar raportin mbi punësimin në Spanjë për muajin shtator. Numri i të papunëve ka arritur sërish rekordin ku regjistrohen gati 80 mijë persona të tjerë të papunë, apo 1,72% më shumë se muaji gusht. Numri total i të papunëve ka arritur në kuotën e 4 milionë 700 mijë personave. Sipas të dhënave zyrtare papunësia ka prekur të gjithë sektorët, industrinë, bujqësinë, ndërtimin dhe shërbimet. Spanja mban rekordin e papunësisë në të gjithë BE, sipas të dhënave të Eurostat, me një normë me 25,1% të popullsisë në muajin gusht, krahasuar me mesataren prej 11,4% të Eurozonës dhe 10,5% të BE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat