Dervishaj: Të premten tenderi për privatizimin e katër HEC-eve

Ekonomi

Dervishaj: Të premten tenderi për privatizimin e katër HEC-eve

Më: 10 shtator 2012 Në ora: 17:15

Mbyllet afati i dorëzimit të ofertave për privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj njoftoi publikisht se seanca publike e hapjes së ofertave do të shtyhet në kohë. Po ashtu, ai informoi se dita e enjte është afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen edhe të dy hidrocentraleve të tjerë, “HEC Ulëz- Shkopet”.
Tenderi publik për të katërt hidrocentralet do të zhvillohet në dy senca ditën e premte, në14 shtator.

Gjithashtu zv/ministri Dervishaj ka garantuar se procesi i privatizimit të Albpetrolit do të bëhet në mënyrë transparente.
Ai kërkoi nga mediat të mos spekulojnë në lidhje me privatizimin e kësaj shoqërie duke shtuar se çdo vendim do të bëhet publik në kohën e duhur.

Tenderi për shitjen e Albpetrol u mbajt në datën 7 shtator, ku u ofruan 6 kompani për blerejne kompanisë. Oferta më e lartë ekonomike ishte ajo e kompanisë amerikane Silk Road Equaity, prej 850 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat