Çmimet e prodhimit pësuan rënie 1.8 për qind

Ekonomi

Çmimet e prodhimit pësuan rënie 1.8 për qind

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për 1,8% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023. Ndërkaq, krahasuar TM3 2023 me TM3 2022 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej 12,6%.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2023 bën të ditur se çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej 1,8% në TM3 2023, krahasuar me TM2 2023.

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 7,1%, xeheroret dhe guroret e tjera 1,2%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0,8%), etj”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (10,2%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj 6,2%, prodhimi i pajisjeve elektrike 2,2%, nxjerrja e xehes së metalit 1,8% etj.

Ndërsa, çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej 12,6% në TM3 2023, krahasuar me TM3 2022. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 44,9%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2,5%, prodhimi i metaleve 2,4%, prodhimi i pajisjeve elektrike 2,3% etj.

“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (20,1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj 13,3%, nxjerrja e xehes së metalit 10,0%, prodhimi produkteve kimike 8,7%, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (8,5%); prodhimi i mobilieve 8,1% etj”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat