Platforma ‘Superpuna’, Murati: Për 8 muaj, 7.786 të punësuar

Ekonomi

Platforma ‘Superpuna’, Murati: Për 8 muaj, 7.786 të punësuar

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Hekuran Murati

Ministri i Financave  Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur numrin e të punësuarve të të rinjve përmes platformës “Suerpuna”.

Ai, përmes një postimi në Facebook, vuri në dukje numrin e të rinjve të cilët kanë përfituar në punësim përmes platformës “Superpuna”.

Sipas tij, numri i bizneseve që kanë përfituar nga kjo skemë e platformës në mbështetje për punësimin e të rinjve kalon shifrën e 5 mijë, ndërsa mbi 7 mijë të rinj janë punësuar.

“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinj përfitues të punësuar. Prej tyre:3,914 vajza,3,872 djem.

Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

Qeveria për Rininë!Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar ministri Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat