Guvernatori Ismaili pritet në takim nga Osmani, diskutojnë për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë

Ekonomi

Guvernatori Ismaili pritet në takim nga Osmani, diskutojnë për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:55
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar sot gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit për media, guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e njoftoi Presidenten Osmani mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.

Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete.

Po ashtu, është folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka marrë mbështetje institucionale nga Presidentja Osmani për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të BQK-së në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat