Komuna e Malishevës përkrahë bujqit me mekanizëm bujqësor

Ekonomi

Komuna e Malishevës përkrahë bujqit me mekanizëm bujqësor

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës, njofton se ashtu sikur edhe viteve tjera, ka vazhduar me përkrahje në sektorin e bujqësisë, duke i mbështetur bujqit me mekanizëm bujqësor.

Sot në shpërndarjen e këtij mekanizmi bujqësor, ishin të pranishëm edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli.

Kastrati dhe Dukolli, i kanë takuar shumicën prej përfituesve, të cilët i kanë uruar, si dhe janë shprehur se përkrahja për bujqit malishevas, do të jetë gjithmonë prioritet, pasi bujqësia është dega kryesore e zhvillimit ekonomik.

“Ne nuk do të ndalemi së përkrahuri bujqësinë dhe bujqit, pasi bujqësia është dega kryesore ekonomike, sidomos në territorin tonë dhe garanton zhvillim, po ashtu edhe interesi ynë është që tregu të jetë i furnizuar me prodhime vendore dhe përmes kësaj përkrahje, ne e sigurojmë këtë dhe me këto investime rrjedhimisht i motivojmë edhe të tjerët që të merren me bujqësi”, ka thënë Kastrati.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, ka sqaruar, se është shpërndarë mekanizmi bujqësor për 63 bujq, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, bazuar në thirrjen për subvencionim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat