Iniciohet procedurë në gjykatë ndaj operatorëve që nuk respektuan vendimin

Ekonomi

Iniciohet procedurë në gjykatë ndaj operatorëve që nuk respektuan vendimin

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Vendimet institucionale nuk u zbatuan nga disa kompani të shitjes së derivateve të naftës. 4 prej tyre nuk përfillën vendimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë për marzhën e fitimit. Ministria ka njoftuar se ndaj tyre është iniciuar procedurë në gjykatë. Ndërkohë, nga ajo çfarë ka parë RTK sot nëpër pika të ndryshme të karburanteve del se dallimi i çmimit në shitje varion deri në 8 centë.

Çmimet e naftës të dielën kanë shkuar deri 1 euro e gjysmë për litër, ndërsa çmimet e benzinës deri në 1, 48 centë.

Para dy javësh Ministria e Tregtisë ka vendosur për marzhën maksimale të fitimit për shitjen me shumicë: 2 centë për litër, ndërkaq për shitjen me pakicë është 12 centë për litër.

“Vendimi është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”.

Nga Inspektorati i Tregut nga Ministria e Tregtisë në një përgjigje për RTK-në kanë thënë se nga kontrollet e Inspektoratit Tregut në bashkëpunim me ATK-në rezulton se 4 operator nuk kanë respektuar vendimin në tërësi dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë në gjykatë. Nga inspektorati i MINT kanë konfirmuar se ditëve të fundit ka rritje të çmimit të furnizimit por kjo situatë nuk mund të keqpërdorët nga bizneset që tregtojnë derivate për t’i rritur çmimet jo proporcionalisht me çmimet e furnizimit.

Fadil Berjani, Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i ka thënë RTK-së, se vendimi i MINT-it po respektohet, derisa ka konfirmuar se gjatë të dielës çmimet në treg kanë variuar: Dizelli 1.42 centë deri në 1.50, Benzina1.42 deri centë deri 1.48 centë. Bejrani ka shtuar se çmimet janë të larta për standardin kosovar derisa ka thënë se çmimi do të ishte prej 1 euro por që këtë e përcakton berza dhe organizata prodhuese Opec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat