Shahini: Mbi 50 mijë punëtorë në Kosovë ende marrin pagë 170 euro

Ekonomi

Shahini: Mbi 50 mijë punëtorë në Kosovë ende marrin pagë 170 euro

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:18
Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV.

Ai në këtë emision tregoi se në Kosovë, janë mbi 50 mijë punëtorë që ende marrin pagën 170 euro.

“Gjendja ekonomike në vend nuk është mirë. Nuk është mirë as gjendja e punëtorëve, sepse punëtorët janë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pa ata nuk mund të zhvillohet ndërmarrja, as sektori privat e as publik. Sektori privat është duke përmirësuar kushtet.

Ne kemi bërë thirrje që të përmirësojmë edhe pagat. Por, nëse flasim ne për paga, janë mbi 50 mijë punëtorë që ende marrin pagë minimale me 170 euro”, tha Shahini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat