Më 14 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë në shumën prej 30 milionë euro

Ekonomi

Më 14 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë në shumën prej 30 milionë euro

Më: 7 prill 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat