Azemi: Të premten protestojmë për rritje të pagave

Ekonomi

Azemi: Të premten protestojmë për rritje të pagave

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:08
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mbajti takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një shkrimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës.

Kjo për rritjen e pagave.

“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private, ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, ka shkruar Azemi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat