​Forcohet euroja, dobësohet dollari në raport me lekun

Ekonomi

​Forcohet euroja, dobësohet dollari në raport me lekun

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha vendase lek vijoi për të dytën ditë radhazi të forcojë pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 118.87 lekë ose 0.97 lekë më pak dhe euroja i ka forcuar lehtë pozitat me 0.08 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 116.99 lekëve.

Në pozita të njëjta në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 134.18 lekë, ose 0.96 lekë më pak dhe franga zvicerane zbriti në nivelin 119.50 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë./ATSH

Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar AmerikanUSD118.87-0.97

EuroEUR116.99+0.08

Poundi BritanikGBP134.18-0.96

Franga ZviceraneCHF119.50-0.16

Jeni Japonez (100)JPY79.78-0.83

Dollari AustralianAUD74.73-0.10

Dollari KanadezCAD86.36-0.41

Korona SuedezeSEK10.71+0.07

Korona NorvegjezeNOK11.24-0.05

Korona DanezeDKK15.72+0.01

SDRSDR151.75-1.23

Ari(OZ 1)XAU196153.33-2,409.57

Argjend(OZ 1)XAG2216.93-8.64

Juani Kinez (onshore)CNY16.52-0.12

Juani Kinez (offshore)CNH16.48-0.12

Lira TurkeTRY6.40-0.05

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat