Ministri Peci për vreshtarët: Puna e palodhshme, suksesi i prekshëm

Ekonomi

Ministri Peci për vreshtarët: Puna e palodhshme, suksesi i prekshëm

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, thotë se janë rritur subvencionet dhe grantet dhe javën që shkoi, kjo ministri ka hartuar edhe miratuar një akt juridik, të rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë.

Ai, në një postimin në Facebook, ka thënë se sot i është bashkangjitur vjeljes së rrushit, ku falë punës së palodhshme të vreshtarëve të vyeshëm e djersës së tyre, suksesi është i prekshëm.

“Kemi rritur përkrahjen me subvencione e grante dhe javën që lam pasë kemi hartuar edhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verfikimin e Produketeve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trpolitikaveupat Certifikuese , një akt juridik tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksporteve të produkteve tona”, ka shkrua ministri Peci.

Sipas tij, këtë vit janë realizuar edhe më shumë punë “na presim, gjithmonë duke patur prioritet bujkun, përmes avancimit të politikave të duhura dhe mbështetjes konkrete financiare, qoftë përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat