Hykolli: Pagën minimale ka të drejtë ta propozojë vetëm KES-i

Ekonomi

Hykolli: Pagën minimale ka të drejtë ta propozojë vetëm KES-i

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 15:10
Atdhe Hykolli

Kuvendi i Kosovës, ka ndërprerë punimet e seancës për shkak të kuorumit, ku në rend dite për votim ishin Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimal, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 etj.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka përcjell me shqetësim protestën e sotme të Veteranëve të Luftës të cilët kërkuan që edhe ata të jenë pjesë e ligjit për pagën minimale.

“Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, që njëherësh është edhe kryesues i Këshillit Ekonomiko-Social –KES-it informon opinionin e gjerë se KES-i ka mandatin ligjor të propozojë vlerën e pagës minimale të llogaritshme brenda Komisionit Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe Pensione, dhe se rrugët e tjera nuk janë në rregull dhe janë joligjore dhe si të tilla vetëm sjellin pështjellime politike e sociale të panevojshme për të punësuarit e edhe për gjithë shoqërinë tonë që e do dhe e meriton qetësinë.

Kryetari i BSPK-së në cilësinë e Kryesuesit të KES-it do ta thërrasë urgjentisht takimin e KES-it dhe ta përmbyllë çështjen e pagës minimale e cila do të dalë si propozim nga KES-i”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat