Si u grabit prokuroria e Durrësit, hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë! - Bota Sot
Si u grabit prokuroria e Durrësit, hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë!

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Si u grabit prokuroria e Durrësit, hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë!

Më: 25 maj 2018 Në ora: 16:08
Prokuroria e Durrësit

Autorët që grabitën Prokurorinë e Durrësit janë ndihmuar nga persona nga brenda këtij institucioni.

Këtu janë fokusuar hetuesit të cilët vunë në pranga  të dyshuarit Artur Isa 49 vjeç dhe Besnik Bushi 54 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Dyshohet se ata kanë përdorur çelës për të hapur derën kryesore, pasi nga këqyrja nuk u gjetën as gjurmë thyerje dhe as ndonjë mundësi tjetër të futjes brenda ambjenteve. Burime të Prokurorisë i thanë ABC News se objektivi ka qenë i qartë. 

Grabitja e fashikullit, e zyrës së prokurorit të antikrimit ekonomik Afrim Shehu si dhe një oficeri tjetër gjyqësor, zyrat e të cilëve ndodhen në katin e katërt të godinës. Fillimisht me sende të forta hapën derën e zyrës së Serverit, e dëmtuan atë dhe morën pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë dhe ndërhyrë në sistemin kompjterik. Qëllimi mbetej zhdukja e regjistrimit që kishte filmuar momentin e hyrjes së tyre në ambjentet e brendshme.

Pas kësaj ata i janë drejtuar zyrës së prokurorit hapën derën forcërisht, morën dosje dhe kompjuterin e punës. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe në grabitjen e zyrës së oficerit gjyqësor.

Nuk bëhet publike cilën dosje, por prokurori Shehu kishte nën hetim çështje të rënda korrupsioni ku të implikuar janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të qytetit bregdetar, por edhe hetim për grupe të strukturuara kriminale në drejtim të pastrimit të parave.

Pavarësisht se godina ruhej nga punonjësi Policisë Private, Nias Lena 56 vjeç, tashmë i ndaluar nga policisë, nuk ka parë gjë. Lidhur me rastin prokuroria, ashtu sikurse e postierit të prokurorisë, është mjaftuar të njoftojë se është regjistruar procedimi penal, por pa dhënë detaje mbi dokumentet apo dosjet e grabitura. Por ajo që duket se do të marrë përmasa edhe më të mëdha, janë disa të dhëna nga grupi hetimor.

Një burim i tha ABC News se në hetim përveç personave të autorizuar për mbajtjen e çelësave të institucionit, janë edhe oficerë gjyqësorë apo prokurorë. Ashtu sikurse edhe dy javë më parë autorët të cilët mendohet të jenë të njëjtët të grabitjes së korespondencës së prokurorisë, ishin njoftuar për kohën dhe itinerarin që korrieri i këtij institucioni do të merrte postës. Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test