Dyshimet e hetuesve: Grabitja në Durrës, veprim i një grupi të strukturuar kriminal - Bota Sot
Dyshimet e hetuesve: Grabitja në Durrës, veprim i një grupi të strukturuar kriminal

Durrësi

E hënë, 25 qershor 2018

Dyshimet e hetuesve: Grabitja në Durrës, veprim i një grupi të strukturuar kriminal

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:42
Prokuroria në Durrës

 Prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për veprim të një grup të strukturuar kriminal për ngjarjen në organin e akuzës në Durrës.

“Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së përgjithshme. Sipas këtyre neneve, bëhet fjalë për vepër penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë që referuar regjistrimit të këtij procedimi, konkretisht neni 293/c/2 bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të organeve shtetërore, dhe neni 313/a për zhdukje të fashikujve hetimorë.

Ndërkohë që hetimet vijojnë dhe për rastin e mëparshëm ku po në Durrës u grabit posta e këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test