Tmerr në Durrës, ja çfarë ndodh në plazh

Durrësi

Tmerr në Durrës, ja çfarë ndodh në plazh

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:55
ilustrim

Është e dielë dhe pjesa më e madhe prej nesh zgjedhin plazhin për ta kaluar këtë fundjavë. Ndërkohë që Tirana fillon të boshatiset, Durrësi është destinacioni më i afërt për familjarët për të bërë një ditë plazhi.

Mirëpo si gjithmonë plazhet në Durrës ofrojnë surpriza aspak të këndshme për qytetarët. Në rastin konkret, mjaft i shqetësuar na ka shkruar një qytetar direkt nga Durrësi. Ai e ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet deti. Sipas qytetarit anijet sapo kanë derdhur sasi të mëdha nafte në det dhe janë larguar. Në të njëjtin plazh ku fëmijë dhe të rritur, zgjedhin të largojnë vapën e këtyre ditëve.

   “Sot ne plazhin e durresit derdhen vaj te djegur anijet.ne agip. Ngjitur me portin stacioni i pare Agip. Ne distance duken 5 anije peshkarexha dhe pam afer bregut duke ardhur vaj i djegur anijesh. Keto mendohet qe do te lahen femijet e mi? Nese eshte keshtu atehere me mire po marr familjen e largohem fare nga ky vend.”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat