Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari paraqitet në spital

Durrësi

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari paraqitet në spital

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat