Në kërkim për trafikim të narkotikëve, 45-vjeçari arrestohet në flagrancë sapo mbërrin në vend

Durrësi

Në kërkim për trafikim të narkotikëve, 45-vjeçari arrestohet në flagrancë sapo mbërrin në vend

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, u ndalua në Portin e Durrësit.

Bledar Xhufi u kap teksa tentonte të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit.

Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë bënë arrestimin e 45-vjeçarit.

Ai është dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat