Bllokohen dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës, ishin me insekte

Durrësi

Bllokohen dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës, ishin me insekte

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se dhjetëra pako me miell dhe oriz janë bllokuar në Durrës, pasi rezultuan se ishin me insekte.

Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas marrjes së njoftimit, nga disa subjekte të cilat tregtonin produkte ushqimore si oriz dhe mielli misri i verdhë, që kanë rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje, nga DRAKU Durrës janë kryer të gjitha verifikimet në terren. Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.

Për këtë arsye, AKU në vijim të masave të marra ka kryer bllokimin e produkteve me lotet e poshtë cituara dhe i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg, që ka rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje. Më konkretisht lotet si më poshtë:

1- Oriz Gold Blu 1 kg me nr. Loti: 1182 D2/D1, me datë skadence 30.10.2024
2- Miell Misri i Verdhë 400 g me nr. Loti: 781017, me datë skadence 30.01.2024
3- Oriz Gold Long Grain 1 kg me nr. Loti 27, me datë skadence 30.04.2025

AKU i bën thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet vetëm nga këto lote, lutemi t’i kthejnë pranë subjekteve të tregtimit ku i kanë blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat