Bllokohen 11 mjete lundruese nga Saranda në Durrës

Durrësi

Bllokohen 11 mjete lundruese nga Saranda në Durrës

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

11 mjete lundruese janë bllokuar në total ditën e sotme nga Saranda në Durrës.

Policia bën me dije se mjetet e bllokuara: 7 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë.

-Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat