Kapet hajduti i banesave në Durrës, kreu 4 vjedhje në pak ditë

Durrësi

Kapet hajduti i banesave në Durrës, kreu 4 vjedhje në pak ditë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje.

Policia njofton se 42 vjeçari i identifikuar si Juljan Ismailaj ka vjedhur katër banesa gjatë këtij muaji në qytetin bregdetar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat