Mbetën të bllokuar në mes të detit, shpëtohen mrekullisht tre të miturit në Durrës

Durrësi

Mbetën të bllokuar në mes të detit, shpëtohen mrekullisht tre të miturit në Durrës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Bllokimi i timonit të mjetit lundrues vë në rrezik 3 të mitur nga Tirana në det, policia kufitare e Durrësit i nxjerr në breg.

Efektivët e policisë kufitare të Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon. Situata në det u regjistrua rreth orës 17:05, kur  është kërkuar ndihmë për të miturit. Sipas njoftimit, në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1”, Durrës, 3 të mitur që kishin dalë në det me një pedalon nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me skafin e Policisë Kufitare Durrës. Shërbimet konstatuan se larg bregut, në det të hapur, mjeti pedalon me tre 15-vjeccarët në të ishte bllokuar dhe nuk lëvizte pasi i ishte bllokuar timoni.

Policia ka marrë në skafin e saj 3 pushuesit e moshës 15 vjeç dhe i kanë nxjerrë në breg. Të tre ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Policia kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat