Dokumentet sekrete të SHBA-ve për ushtrinë shqiptare

Dokumentare

Dokumentet sekrete të SHBA-ve për ushtrinë shqiptare

Më: 15 gusht 2010 Në ora: 00:43

Qendra e Ushtrisë së SHBA-ve në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë përpilonte raporte shumë sekrete mbi ushtritë e bllokut komunist përfshi edhe Shqipëri. Raportet dikur sekrete janë publikuar tashmë he gazeta zbardh më poshtë informacionet për Shqipërinë të dy prej këtyre raporteve sekrete të shkruara në vitet 1958-1959. Ato paraqesin gjendjen e ushtrisë shqiptare numrin e forcave, ndryshimet dhe njëkohësisht edhe stërvitjet që zhvilloheshin apo armët dhe mjetet e reja luftarake që viheshin në shërbim të ushtrisë shqiptare. Raporti duket se mbante nën vëzhgim edhe personelin sovjetik në vendin tonë dhe mbikëqyrte lëvizjet politike apo deklaratat.

Qëllimi i raportit ishte të mbante nën vëzhgim forcat e bllokut komunist dhe të ishte në dijeni të lëvizjeve të tyre. Duket se për Shqipërinë është treguar pak interes ose informacioni nuk ka qenë i mjaftueshëm pasi SHBA, i kushtojnë vendit më pak rreshta se satelitëve të tjerë të BRSS dhe nuk ka informacione mbi veprimet e shërbimeve sekrete Shqiptare apo harta të vendosjes së ushtrisë në vendin tonë ndërsa disa herë citon se informacionet e mbledhura nuk ishin të konfirmuara dhe të dyshimta. Megjithatë SHBA-të kanë qenë thuajse në dijeni të deri edhe stërvitjeve të vogla në nivel batalionesh që kryheshin në Shqipëri, ndërsa theksojnë në raportin e tyre se numri i sovjetikëve ishte minimizuar në 300. Duket se SHBA ende nuk kishte informacion se mes Shqipërisë dhe BRSS kishte filluar një periudhë jo aq e mirë dhe se 2 vjet më vonë marrëdhëniet mes dy vendeve do të prisheshin përfundimisht.

Sidoqoftë SHBA-të kanë arritur të zbulojnë rritjen e numrit të forcave ajrore brenda një viti dhe përforcimin e ushtrisë shqiptare me tankeve të cilat raporti i quan të paidentifikuara pas nuk dihet as numri as cilësia e tyre. Sidoqoftë raporti vë në dukje se në Shqipëri po punohej për instalimin e raketave dhe gjithashtu për bazën e nëndetëseve. Nuk dihet nëse raporti ka pasur informacione se në Shqipëri mund të vendoseshin vërtet raketa, ndërsa në një pjesë të tij thuhet se diktatura komuniste në Shqipëri ishte gati të pranonte raketa sovjetike. Sipas Qendrës së Ushtrisë Amerikanë në Evropë Shqipëria ashtu si dhe shtete të tjera satelite të BRSS kishin të njëtën linjë të punëve të jashtme si Moska dhe nuk kishte as pritej ndonjë devijim. Kjo në fakt nuk rezulton mjaft e saktë, përderisa vetëm dy vjet më vonë Shqipëria u shkëput nga BRSS dhe doli nga Pakti i Varshavës, dhe këto ndryshime kishin filluar më herët.

Raportet sekrete të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve në Evropë

Situata e ushtrisë Shqiptare në vitin 1958

Një stërvitje taktike në fushë në nivel batalioni u zhvillua gjatë fillimit të verës, sëbashku me një manovër të vogël të raportuar në rrethinat e Liqenit të Shkodrës në qershorë. Misioni sovjetik është reduktuar në 300 pjesëtarë.

5 korrik 1958; Shqipëria i dërgoi një notë Italisë ku thuhet se “Shqipëria do jetë e katshme të vendosë fusha të lëshimit të raketave në vend” në se SHBA vendos të tilla fusha lëshimi raketash në Itali.

Situata më 1959

Shqipëria vijon të drejtojë bllokun që sulmon Jugosllavinë. Udhëheqësit e regjimit rrallëherë kanë humbur mundësinë për të kritikuar qëndrimin ideologjik të Jugosllavisë dhe pas konsultimeve ekonomike me figurat kryesore të Gjermanisë Lindore dhe Çekosllovakisë, janë lëshuar komunikata të përbashkëta që dënojnë “revizionizmin” jugosllav. Mediet shqiptare kanë akuzuar Titon se vepron si një agjent i “imperialistëve” perëndimor përgjatë turit të tij në Lindjen e Largët dhe në fillim të marsit, kryetari i partisë, Enver Hoxha, akuzoi Jugosllavinë për bashkëpunim me Greqinë me synim shkatërrimin e Shqipërisë. Jugosllavia ka dënuar sulmet e fundit të Shqipërisë mbi anijet tregtare jugosllave. Qeveria jugosllave zbuloi gjithashtu detaje mbi infiltrimin e 15 agjentëve shqiptarë në zonën e Kosmetit (Kosovës, vjen si shkurtim i shprehjes serbe Kosovë dhe Metohi – shën. red.) të Jugosllavisë dhe ka tërhequr zyrtarisht ministrin (ambasadorin shën. red.) nga Tirana.

Veprimet shqiptare të kohëve të fundit kanë agravuar më shumë marrëdhëniet e pakta (mes dy vendeve) dhe sigurisht janë bërë me pëlqimin, në mos me drejtimin e Moskës. Shqipëria mund të pritet që të vijojë politikën e saj të tanishme antagonistike ndaj Jugosllavisë për aq kohë sa Moska ndjen se një presion i tillë është efektiv në minimin e regjimit “revizionist” jugosllav.

Ushtria shqiptare

Njësitë e tankeve të ushtrisë shqiptare janë duke u zgjeruar sipas raporteve, për shkak të shtimit të tyre me tanke moderne dhe mjete të tjera nga sovjetikët. Kemi raportime për nivele të ulëta të raketave dhe bazave raketore dhe vijon zhvillimi i bazave të nëndetëseve sovjetike dhe instalimet për mbrojtjen e ajrit bregdetar. Batalioni i paidentifikuar i tankeve që ndodhet në Durrës është nën drejtimin e Komandës së Mbrojtjes Detare dhe tani është pranuar si një regjiment i paidentifikuar i tankeve, nën varësinë e Shtabit të Përgjithshëm.

Trajnimi i ushtrisë shqiptare

Një mobilizim provë i të gjitha klasave, përfshi edhe atë të vitit 1918, u zhvillua në gusht të vitit 1958. Qëllimi i mobilizimit ishte përllogaritja e kohës së nevojshme për një mobilizim të vërtetë dhe besohet se është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë.

2.) (Sekret) Numri i divizioneve dhe personeli i forcave të ushtrive satelite të Bashkimit Sovjetik 1958:

Shteti Divizione ushtarake Forca tokësore Forca ajrore Forca të sigurimit Total

Gjermania lindore 7 73,500 7,000 71,300 151,800

Polonia 14 256,000 23,500 52,000 331,500

Çekosllovakia 14 143,500 20,000 44,000 207,500

Hungaria 6 67,000 3,000 30,000 100,000

Rumania 14 215,000 13,500 78,000 306,500

Bullgaria 9 110,000 16,000 30,000 156,000

Shqipëria (5 brigada) 0 30,000 1.500 10,000 41,500

Totali 64 895,000 84,500 315,000 1,294,800

2.) (Sekret) Numri i divizioneve dhe personeli i forcave të ushtrive satelite të Bashkimit Sovjetik 1959

Shteti Divizione ushtarake Forca tokësore Forca ajrore Forca të sigurimit Total

Gjermania lindore 6 67,500 7,000 67,000 141,500

Polonia 13 226,000 32,000 45,000 303,000

Çekosllovakia 14 143,500 25,000 44,000 212,500

Hungaria 6 67,000 4,000 30,000 101,000

Rumania 12 200,000 13,000 78,000 291,000

Bullgaria 8 (12) 110,000 10,000 36,000 156,000

Shqipëria (5 brigada) 0 25,000 2,000 10,000 37,000

Totali 59 839,000 93,000 310,000 1,242,000

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat