7 kafshët misterioze për të cilat shkenca nuk ka shpjegim - Bota Sot
7 kafshët misterioze për të cilat shkenca nuk ka shpjegim

Dokumentare

E premte, 22 qershor 2018

7 kafshët misterioze për të cilat shkenca nuk ka shpjegim

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Të gjithëve ju pëlqejnë misteret e mira, përrallat relaksuese me kafshë të panjohura që sulmojnë njerëzit që i mbajnë të lidhur ata me to për shekuj me radhë

Atëherë në mendje kemi shumë por kemi zgjedhur vetëm ato që janë përmendur gjatë kësaj dekade dhe janë diku shtatë shembuj misterioz që njerëzit kanë parë kafshë të çuditshme e për të cilat askush nuk ka dhënë shpjegim.

7. Krokodili i Bristolit

Bristoli mund të mos shihet si një vend që mund të jetë shtëpia e njërës prej kafshëve më të frikshme në Botë, por shumë banorë të këtij vendi kishin mbetur të shokuar kur kishin parë një krokodil të madh të strehuar në një vend pranë lumit Avon më 2014.

Fotografitë për një krokodil të mundshëm janë të paqarta – mund të konsiderohet si një barkë e bërë nga druri – por një numër i madh i dëshmitarëve të pavarur duken të vendosur se kjo është e vërtetë dhe bisha do të kthehet në muaj në vijim dhe se kjo gjë e bën këtë një mister të pazgjidhur.

6. Bisha Bodmin Moor

Gjatë tërë viteve 1980 dhe 1990, Bodmin Moor në Cornwall ka qenë skenë e një serie ngjarjes të çuditshme dhe drithëruese.

Një kafshë, që duket si mace vazhdimisht ishte parë në kënetë, me dëshmitarë të hutuar që thonë se ajo ishte shumë e madhe për të qenë një mace familjare.

Në të njëjtën kohë banorët e fermave blegtoriale zbulonin kafshë të prera dhe kur njerëzit dilnin çift për ta ndjekur – kishin parë qartë kishte një monstër që bredhte në kodër.

Autori i krimit kurrë nuk u gjet, derisa një kafkë e një maceje të madhe u zbulua vite më vonë, ku ekspertët konfirmuan se ajo nuk mund të jetë një kafshë me origjinë nga ajo zonë.

4. Maca e madhe Costwolds

Edhe pse emri i saj nuk mund të shqiptohet mirë me gjuhë në të njëjtën kohë, 20 vite më vonë pas Bishës së Bodmin Moor që flitej me të madhe, një mace e ngjashme me të u pa në Gloucestershire.

Më 2012, një skelet i një dreri u zbulua nga një turistët në këtë zonë, i sapo-zhveshur nga mishi i tij – e kur fotot dolën në shesh të pastra, një krijesë e zezë me bisht u pa në zonë, njerëzit dilnin në çift për ta zbuluar atë.

Shumica e ekspertëve mendojnë se ajo mund të jetë një puma, jaguar apo panterë, por macja e madhe ishte zhdukur më shpejtë se kishte ardhur dhe nuk është parë më.

4. Dreqi i Jerseyit

Thuhet se për këtë ka shumë dëshmitarë të banorëve të Pine Barren në New Jersey, ku i ashtuquajtur Jerse Devil (Dreqi i Jersey) është njëri prej rasteve një nga më misteriozet në këtë listë.

Dreqi legjendar është përshkruar se ka një listë krejtësisht të ndryshme nga llojet e kafshëve – një kokë të dhisë, është i vogël, duar si të kangurit, krah të mëdhenj të njëjtë me një lakuriq dhe thundra të qara si vet djalli.

Pamja e frikshme e Dreqit të Jersey ishte regjistruar qysh para një shekulli, edhe pse legjenda daton që nga shekulli i XVIII – por derisa kemi pak prova që e mbështetin ekzistencën e krijesës së frikshme, kjo gjë kurrë nuk është shpjeguar si tërësi.

3. Njeriu majmun i New Dehli

Më 2001, një seri e incidenteve u lajmërua, në të cilat një kafshë misterioze mund t’i turret viktimave të pafajshme duke i grithur dhe kafshuar para se të zhduket.

Dëshmitaret e përshkruan këtë bishë të paqartë me një gjatësi prej 1.5 metër deri në 2.4 metra me muskuj të formuar, ku disa thonë se krijesa mban edhe një helmet...sepse një monstrum i tmerrshëm duhet të këtë edhe pajisje për të udhëtuar sigurt.

Mbi 30 sulme kishin ndodhur në atë muaj që ju atribuuan figurës misterioze, e cila sulmonte gjatë natës, derisa sekuenca bizare shkaktuan panik të madh në kryeqytetin indian – me një numër të madh njerëzisht të cilët hidheshin vetvetiu nga kulmet e larta në mënyrë që të shpëtonin nga sulmuesi i tyre.

2. Chupacabra e Teksasit

Kur Texan Phylis Canion gjeti një numër të pulave në fermën e saj të cofura në një mëngjes të vitit 2007, ajo mendoj se ka një numër të madh të kafshëve të egra të cilat endeshin në zonën e saj të banimit. Por pasi që i shikoj me vëmendje dukjen e neveritshme, ajo shikoi një kafshë pa lesh që sillej rreth shtëpisë së saj, kështu që në kokë asaj i erdhi legjenda e chupacabra.

Krijesa mitike thuhet se ushqehet me gjakun e kafshëve, kryesisht dhive – madje në fakt emri i përkthyer do të thotë thithësja e dhive – kështu që kur fqinjët gjetën një kafkë misterioze të një bishe të cofur, Canion bëri një fotografi për ta provuar këtë.

Autoritetet ishin ta pabindur me këtë fakt për legjendën e përbindëshit, por ata nuk ishin në gjendje që ta konfirmojnë identitetin e kafshës.

1. Nessie

Ndoshta kafsha më e famshme e paidentifikuar nga të gjitha është Monstrumi i Loch Ness – që nga vendoret quhet Nessie – e që është i famshëm dhe i përfolur me qindra vjet.

Për të thuhet se jeton në Loch Nessin e Skocisë, e ku e kanë parë me qindra njerëz gjatë viteve, me disa vizitor që thonë se kanë parë një kafshë të madhe, të zezë mbi sipërfaqen e ujit – edhe pse nuk ka ndonjë provë plotësisht të saktë që ai ka ekzistuar, pavarësisht kërkimeve intensive për të.

Një numër i madh i shpjegimeve janë bërë, me sugjerimin që krijesa misterioze mund të jetë ndonjë elefant apo një fokë – por askush nuk e ka konfirmuar këtë, duke na siguruar kështu që Nessie mbetet vetë një enigmë për ne.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test