Statutet e Shkodrës: Ja historia e ligjit shqiptar që nis në Venecia - Bota Sot
Statutet e Shkodrës: Ja historia e ligjit shqiptar që nis në Venecia

Dokumentare

E premte, 22 qershor 2018

Statutet e Shkodrës: Ja historia e ligjit shqiptar që nis në Venecia

Më: 4 prill 2018 Në ora: 06:11
Harta

Lucia Nadin, atashe kulturor në Shqipëri në fillim të viteve 1990, vazhdon të japë ndihmën e saj në njohjen e historisë shqiptare bazuar në dokumenta të gjetura në gjuhën italiane.

Statutet e Shkodrës, u shkruan në vitin 1345 dhe qendruan në fuqi deri kur qyteti i Shkodrës u pushtua nga turqit në vitin 1469. Këto statute u gjendën nga Lucia Nadin në fillim të viteve 1990 në fondin e bibliotekës së Muzeut Correr në Venecia. Ato sëbashku me arkivin e Vatikanit përbëjnë burimin më të besueshëm të të dhënave historike për Shqipërinë e Mesjetës.

Këto statute u publikuan për herë të parë në vitin 2002 me komente në italisht, u ripublikuan në vitin 2012 dhe më në fund  u publikuan në gjuhën shqipe me parathënie të Lucia Nadin dhe Pëllumb Xhufit.

Pra, historia e ligjit shqiptar fillon në Venecia, të paktën një shekull përpara publikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, dhe është e shkruar në gjuhën latine dhe atë veneciane, ose më saktë në gjuhën veneciane të pasuruar me fjalë në latinisht.

700 vjet përpara kushtetutës së parë shqiptare, qyteti i Shkodrës kishte një rregull juridik i cili rregullonte jetën e përditshme të qytetit. Të njëjtën gjë bënin edhe qytetet e tjera të vendosua përgjatë detit Adriatik, të cilat ishin nën ndikimin e Venecias.

Dhe në fakt pranian e një statuti qytetarë , jo vetëm i jepte qytetarëve një rregull për të ndjekur, por kufizonte edhe pushtetin dhe e udhëheqësave të dërguar nga Venecia, të cilët në mungesë të një statutit të shkruar ishin të legjitimuara të vepronin sipas ndërgjegjes së tyre.

Interesant është fakti se këto statute përmbanin një sërë normash praktike për të rregulluar aktivitetin dhe sjelljen, përcaktuar normat nga ndërtimi i një banese në hapësirë publike e deri tek dënimi i dhunës kundrejt gruas.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test