Mos u lodhni me dietat! Vendosni këtë në ujin tuaj dhe kilet do të eliminohen lehtë - Bota Sot
Mos u lodhni me dietat! Vendosni këtë në ujin tuaj dhe kilet do të eliminohen lehtë

Dieta

E premte, 20 korrik 2018

Mos u lodhni me dietat! Vendosni këtë në ujin tuaj dhe kilet do të eliminohen lehtë

Më: 29 maj 2018 Në ora: 07:14
Ilustrim

Uji i frutave është një kombinim i mahnitshëm i antioksidantëve dhe ushqyesve, të cilat në të njëjtën kohë janë shumë të ulëta në kalori. Ekspertët shpjegojnë se për të ruajtur shëndetin e mirë, një nga aspektet më të rëndësishme është hidratimi i trupit tuaj.

Uji i frutave është një zgjidhje perfekte që mund ti sigurojë trupit tuaj të gjithë ushqyesit e nevojshëm dhe do t’ju mbajë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Përfitimet e konsumimit të ujit të frutave:
– Ju mban të hidratuar
– Përmirëson metabolizmin tuaj
– Ju ndihmon në mbajtjen konstante të peshës
– Përmirëson gjendjen tuaj
– I jep trupit më shumë energji
– Qetëson problemet e stomakut
-Largon toksinat nga organizmi juaj
– Redukton lodhjen e muskujve gjatë punës
– Ndihmon trupin tuaj për lirimin e qelizave të yndyrës
– Mban organet tuaja të shëndetshme gjatë djersitjes
– Ju ndihmon të shëroheni më shpejt pas stërvitjes

Si ti përgatisni

Është shumë e lehtë për ta bërë këtë pije. E gjithë ajo çka duhet të bëni është të shtrydhni lëngun e çdo fruti në një gotë me ujë. Kaq e lehtë është!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test