Dietë vetëm dy herë në javë, për rezultate të mahnitshme dhe trup si kurrë më parë! - Bota Sot
Dietë vetëm dy herë në javë, për rezultate të mahnitshme dhe trup si kurrë më parë!

Dieta

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dietë vetëm dy herë në javë, për rezultate të mahnitshme dhe trup si kurrë më parë!

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:38
Ilustrim

Nuk keni kohë për dieta të rregullta? Jeni të ngarkuar me punë përgjatë gjithë javës? Epo, dhe fiziku kërkon pak përkushtim nga ana juaj. Lodhja ndikon negativisht në mënyrën se si ushqehemi, e nga ana tjetër nuk mund të koordinojmë oraret si duhet, për të mbajtur fizikun sa më në formë.

Por, nuk duhet të harrojmë që ushqimi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt tek organizmi dhe mirëqënia e tij. Kështu, ne ju prezantojmë me dietën që mund ta shfrytëzoni vetëm dy herë në javë, pa shumë mund e më lehtë nga se e imagjinoni!

Mëngjesi
Smoothie me kafe dhe kakao
Në një mikser shtoni një banane, 3/4 filxhan me qumësht, 1/2 filxhan kafeje, 1 lugë gjelle pluhur kakao dhe fare pak kripë. Përziejeni dhe shijojeni kështu nisjen e ditës.

Dreka
Sallatë me vezë dhe avokado
Zgjidhni sallatën e preferuar jeshile, shtojini pak rukola. Shtypni dy vezë te ziera dhe 1/2 avokado, përziejini bashkë, deri sa të formohet një masë kremoze. Sipas dëshirës, mund të shtoni domate ose të tjera produkte të shëndetshme.

Vakti i ndërmjetëm
Një enë me fruta të grira, ku do të shtoni bajame, lajthi ose të tjera fruta të thata të shtypura mirë. Evitoni bananen dhe luleshtrydhet në masë të madhe.

Darka
Peshk dhe perime
Sigurohuni ta pastroni peshkun dhe ta ndani në gjysmë. Përsipër, mbulojeni me domate dhe vaj ulliri. Mbështilleni me letër alumini dhe piqeni në 375 gradë për 20 minuta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test