12 sekretet e njerëzve që nuk i rifitojnë kilogramët e humbur - Bota Sot
12 sekretet e njerëzve që nuk i rifitojnë kilogramët e humbur

Dieta

E martë, 17 korrik 2018

12 sekretet e njerëzve që nuk i rifitojnë kilogramët e humbur

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Është e vështirë të largoni kilogramët e tepërt, por të mos i fitoni ato sërish, është akoma edhe më e vështirë.

Vidhni sekretet e këtyre “humbësve” të mëdhenj, që të ruani një trup më të shëndetshëm dhe më të hollë një herë e mirë.

Ato i përdorin vazhdimisht matëset e ushqimeve

Stresi mund të luajë një rol të madh në shtimin e peshës, prandaj është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm përse jeni duke ngrënë në çdo kohë.

Alexis Eggleton, 34 vjeçe, e përjetoi këtë sfidë derisa u bashkua me një kompani amerikane e quajtur “Weight Watchers”

“Ata më dhanë mjetet për të praktikuar kontrollin e sasisë dhe moderimin dhe me të vërtetë më ndihmuan të punoja për të ekuilibruar stilin e jetesës edhe stresin emocional”, – thotë Eggleton.

Ajo ka arritur të humbasë 45 kilogram duke iu përkushtuar një regjimi stërvitjeje që përfshinte ecjen, vrapimin, çiklizmin ose të ushtruarit nga shtëpia me ndihmën e një DVD-je, si dhe ngrënien në proporcione të arsyeshme, duke përdorur gjithmonë lugët dhe kupat e saj matëse.

Ato e pranojnë se çfarë ndjesie u jep ushqimi

Shumë njerëz e fshehin apo injorojnë faktin se marrëdhënia e tyre me ushqimin nuk është më e shëndetshme, gjë që lehtë mund të shkaktojë zgjerim të pjesës së belit.

Gabriel Reyes, 59 vjeç, zbuloi se për të humbur 34 kilogram dhe për të mbajtur atë peshë, i duhej të përballej me “demonët” e tij, duke shmangur me vetëdije ushqimet e përpunuara dhe mishin e kuq dhe kryesisht duke iu përmbajtur të gjitha ushqimeve.

“Tani ha vetëm kur jam i uritur, jo vetëm kur kam nevojë të përmbush një zbrazëti emocionale. Ha mjaftueshëm sa për t’u ndjerë rehat dhe ushtrohem për të pakten një orë, pesë deri në gjashtë herë në javë,” – thotë ai.

“Unë gjithashtu meditoj dhe kujdesem për shëndetin e trupit tim dhe po ashtu përdor një aplikacion i cili mat kaloritë.”

Ata vetëpërmbahen

Kilogramët kanë një mënyrë të tyren për t’ju tërhequr pa e vënë re dhe në kohën kur ju do ta kuptoni këtë, do t’ju thyhet zemra.

Ky ishte rasti me Marisa Hochburg, 27 vjeçe, e cila ishte lodhur nga mbipesha dhe vendosi të merrte nën kontroll jetën e saj. Pasi humbi 34 kilogram, ajo e dinte se duhej të vazhdonte të “mbante gjendjen nën kontroll”.

“Çelësi është t’i ktheni dietën dhe ushtrimet tuaja të përditshme në një stil jetese,” – thotë Hochburg. Ajo kryesisht ha shumë proteina (pa mish, vetëm peshk), tofu, perime, të bardhat e vezëve dhe sallatat.

“Përpiqem të rri larg çdo gjëje të konservuar,” – thotë ajo.

Për të mbajtur veten në formë, Hochburg është e përkushtuar ndaj kursit të saj në një kompani fitnesi dhe bën ecje sa herë i duhet të ike në takime, në punë apo në vende të tjera, sepse “çdo hap quhet”, – thotë ajo.

Ato i mbajnë llogaritë

Për të humbur 12 kilogram pas lindjes, Stacie Krajchir, 48 vjeçe, zbuloi se duke iu përmbajtur të njëjtës menu ditë pas dite do ta ndihmonte atë të arrinte rezultatet e pritshme.

Por kur erdhi puna për t’iu përmbajtur humbjes ssë peshës, matjet e shpeshta të peshës kanë bërë gjithë diferencën.

“Them se suksesi im në mbajtjen e peshës së duhur ka qenë falë kontrollit dhe matjes së peshës një herë në disa muaj.

Dhe ajo kujtohet të pijë shumë ujë, të hajë shumë fruta dhe perime që kanë përmbajtje uji, si selinoja, kastraveci dhe shalqiri.”

Ato i përkushtohen një stili të ri jetese

Është e lehtë të fillosh një dietë. Pjesa më e vështirë është t’i shndërrosh këto ndryshime të shëndetshme në një stil jetese.

Për Donna Grant-Paige, 45-vjeçare, ngrënia e ushqimeve me pak karbohidrate dhe fokusimi në “ushqimin e vërtetë”, ka qenë çelësi për të vazhduar duke humbur në peshë që nga fillimi.

Ajo e fillon me një mëngjes me vezë dhe me spinaq ose kërpudha.

“Unë pi shumë ujë dhe konsumoj fruta të thata dhe djathë”, – thotë Grant-Paige. Përpiqem që të mos kaloj shumë kohë pa ngrënë në mënyrë që të mos bjerë sheqeri në gjak”.

Ajo gjithashtu ushtrohet me trajnerin e saj personal dy herë në javë.

Ato gjejnë ushtrime që u pëlqejnë

Ushtrimi që ju bën të ndiheni keq nuk jep rezultate. Ju duhet të gjeni ushtrimet që pëlqeni në mënyrë që ta bëni të ushtruarit një zakon jetëgjatë.

Teena-Marie DiBartolo, 27 vjeç, ra në dashuri me një klasë stërvitjeje të quajtur Vixen Workout dhe e ndihmoi të humbte 22 kilogram.

“Përpara kësaj, unë isha në një dietë të paqëndrueshme. Provova të futesha në palestër dhe në kurse fitnesi madje edhe me trajnerë personalë. Asgjë nuk dukej më e dobishme dhe asgjë nuk pati më shumë rezultat se formati i fitnesit të kërcimit Vixen Workout.”

Duke ndjekur kursin dy herë në javë dhe duke ngrënë shëndetshëm, ajo ra 12 kilogram për katër muaj. Ajo gjithashtu pi më shumë ujë dhe konsumon deri në tre filxhanë çaji jeshil dhe po ashtu nuk përdor sheqer për kafen.

Ato përdorin aplikacione

Teknologjia mund të jetë aleati ynë më i madh i humbjes së peshës. Aplikacionet si MyFitnessPal mund të ndihmojnë të ndiqni një rregull për ushqimet dhe nivelevet aktivitetit gjatë gjithë ditës, duke ju motivuar dhe duke ju bërë të përgjegjshëm.

Marge Hobley, 71 vjeçe, humbi 15 kilogramë pasi zbuloi aplikacionin Yaye, i cili ju lejon të lidheni me një grup shokësh ose anëtarësh të familjes dhe të bëni një fotografi të veprimtarisë ose qëllimit tuaj çdo ditë.

“Duke postuar fotografi çdo ditë dhe duke u lidhur me vajzat e mia, më bëri më të vëmendshme ndaj gjërave që po haja.”

Përveç përdorimit të aplikacionit Yaye, Hobley gjithashtu bën edhe ecje dhe përpiqet të hajë më shëndetshëm.

Ato u kushtojnë vëmendjen shenjave të shëndetit

Një diagnozë shëndetësore kërcënuese për jetën mund të jetë një katalizator i pabesueshëm për ndryshim. Erika Kerekes, 50 vjeçe, iu desh të bënte një diagnozë të diabetit të tipit 2 për të vendosur nëse ajo kishte nevojë për të ndryshuar stilin e saj të jetesës.

Ajo kuptoi se duke ndjekur punën, kishte ndaluar së kujdesuri për veten.

“Pas shumë kërkimesh, vendosa të ndërpres ushqimet që të rrisnin më së shumti sheqerin në gjak,” – thotë Kerekes.

“Fillova të konsumoja ushqime që përmbanin proteina, yndyrë dhe perime në vend të bukës dhe makaronave.”

Brenda tre muajve, sheqeri në gjak dhe A1C ishin jashtë rrezevave diabetike dhe ajo kishte humbur afërsisht 9 kilogram. Një vit më vonë ajo ishte 18 kilogram më e lehtë dhe nuk merrte më ilaçe.

Ato kërkojnë mbështetje

Ruajtja e peshës tuaj pas humbjes së saj kërkon një mbështetje të madhe.

Erika Shannon Hathaway, 40 vjeçe, e cila humbi 13 kilogram, tamam në kohë për një ribashkim me miqtë e shkollës së mesme, thotë se ndihma e bashkëshortit të saj ka qenë shumë e dobishme për të parandaluar kilogramët.

“Herën e fundit që filloi të më dukej sikur po shtoja në peshë unë e vura në shërbim bashkëshortin tim duke u përpjekur për të krijuar zakone të të ushqyerit.

Fillova të gatuaja më shumë, duke shtuar më shumë peshk dhe duke ndërprerë përsëri mishin e kuq dhe që atëherë ai kishte humbur 6 kilogram, një plus shumë i madh që e bënte atë të ndihej shumë mirë.”

Shannon Hathaway gjithashtu shënon gjërat që ha çdo ditë, ushtrohet pesë herë në javë dhe sigurohet që të realizojë një shumëllojshmëri ushtrimesh.

Ato nuk hanë për t’u ndjerë më mirë

Ngrënia nga stresi, apo të hash kur përballeni me emocione që ju vënë në vështirësi, nuk është një tendencë e pazakontë.

Shanique Garvin, 36 vjeçe, duke u kujdesur për burrin e saj të sëmurë në vitin 2015, kishte filluar të hante më shumë. Kur ajo vendosi të përballet me problemin e saj, iu dha një anëtarësim në palestër.

Ajo tashmë e nxjerr inatin në palestër, me katër seanca personale trajnimi javore. Ajo gjithashtu po ha më pak karbohidrate.

Ato e shndërrojnë ndjesinë e zemrës së thyer në fuqizim

Një ndarje mund t’ju demoralizojë, ose mund të jetë thjeshtë si një goditje dhe do t’ju duhet të rifilloni sërish.

Lolita Cipriano, 40 vjeçe, doli në krye pas largimit nga një marrëdhënie jo e shëndetshme, duke humbur 18 kilogram.

“Shkoja për të notuar në mënyrë që të çlirohesha nga zemërimi dhe zhgënjimi,” thotë Cipriano.

“Unë gjithashtu rifillova kursin e ushtrimeve. Fillova të ha më mirë, duke ndërprerë ushqimin e përpunuar dhe duke gatuar më shumë.”

Gjatë trajnimit për triathlon e saj të parë, ajo vuri re se duke ndërprerë sheqerin artificial, përformanca e saj në not, çiklizëm dhe vrap, u përmirësua, gjë që e frymëzoi të hiqte dorë nga ato ushqime një herë e mirë.

Ato lejojnë edhe gabime

Edhe pasi të keni kaluar në një mënyrë jetese më të shëndetshme, do të ketë raste kur do të dorëzoheni.

Tanisha Shanee, 32 vjeçe, e cila humbi 63.5 kilogram në 17 muaj, është e vetëdijshme se asgjë nuk është kurrë e përsosur, kështu që ajo e fal veten.

“Edhe kur fitoj peshë, nuk bie në depresion si më parë”, thotë Shanee, e cila dikur kishte arritur deri në 159 kilogram.

“Unë vetëm përpiqem të kuptoj se çfarë po ndodh në jetën time dhe të përqendrohem për ta rregulluar, kështu që nuk ndikohet stili i jetesës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test