Pesë llojet e çajit për dobësim - Bota Sot
Pesë llojet e çajit për dobësim

Dieta

E premte, 22 qershor 2018

Pesë llojet e çajit për dobësim

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Ilustrim

Përveç çajit të gjelbër, disa lloje të tjera të çajit janë një ndihmë e mirë në humbjen e peshës.

Edhe pse vazhdimisht flitet se çaji i gjelbër vepron pozitivisht në shkrirjen e yndyrave, nutricionistët thonë se ekzistojnë edhe disa çaje tjera që ndihmojnë në këtë aspekt:

Çaji Oolonog

Ai përmban polifenol që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndikojnë në reduktimin e shtresave yndyrore.

Kamomili

Për të humbur peshë shpejt dhe të ndiheni rehat dhe rinovues, është e rëndësishme një cilësi e rëndësishme e gjumit. Kamomili ndihmon për këtë, pasi ai është dëshmuar se qetëson organizmin. Çaj nana

Është zbuluar gjithashtu se njerëzit që morën erë të mentolit çdo dy orë konsumuan automatikisht rreth 2800 kalori më pak në javë. Pra, para se të pini, shijoni aromën e këtij çaji.

Çaji nga luleradhiqja

Për dallim nga llojet tjera, çaji nga luleradhiqja ndihmon për largimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe ndikon në dobësim.

Çaji Rooibos

Çaji nga bima jugafrikane është e mirë për shkak të sasisë së lartë të aspalatinës, e cila ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe forcimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila çon drejt përdorimit më të mirë të karbohidrateve, përkatësisht më lehtë shndërrohen në energji dhe jo në yndyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test