Këshilla nga dietologët, ja si duhet të jetë menuja juaj në përditshmëri - Bota Sot
Këshilla nga dietologët, ja si duhet të jetë menuja juaj në përditshmëri

Dieta

E mërkurë, 20 qershor 2018

Këshilla nga dietologët, ja si duhet të jetë menuja juaj në përditshmëri

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:29
Ilustrim

Trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular. Për ta pasur gjithmonë një formë fizike të kënaqshme ju duhet të ndiqni edhe një regjim ushqimor me një menu të pasur dhe efektive. Disa këshilla sesi duhet të ushqeheni për të qenë sa më i shëndetshëm:

Ujë, më shumë se 10 gota ujë në ditë

Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori.

Ushqim me cilësi

Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, bile karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë.

Në drekë, vaj ulliri

Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

Suplemente ushqimesh

Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojë të përdorësh të tilla suplemente, por vetëm nëse nuk keni kohë për të gatuar apo jeni i lodhur duke përtypur 6 herë në ditë. Përdorini me kursim.

Palestër, 3 herë në javë

Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test