Pa dietë dhe pa ushtrime, stilistja e njohur tregon se si humbi 22 kilogramë

Dieta

Pa dietë dhe pa ushtrime, stilistja e njohur tregon se si humbi 22 kilogramë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 00:44
Margaret Josephs

Stilistja e njohur Margaret Josephs pranon se dieta dhe ushtrimet nuk kanë meritën e fizikut të saj, tashmë elegant.

Ylli i "Real Housewives of New Jersey" zbuloi për People të martën se ka humbur 22 kilogramë duke marrë peptide dhe duke iu nënshtruar terapisë zëvendësuese hormonale.

"Më ka ndryshuar jetën," i tha Josephs revistës.

“Dhe nuk ka të bëjë me të qenit i shëndoshë apo i dobët; ka të bëjë me bashkimin e çdo aspekti të mirëqenies sime.”

Ajo shtoi, “Doja të ndihesha e shëndetshme dhe ta çoja trupin tim në një vend ku supozohej të jem. Ndihem shumë me fat që kam gjetur diçka që me të vërtetë funksionon për mua.”

Josephs, 55, tha se ajo kërkoi kujdes mjekësor pasi e kishte "shumë të vështirë" humbjen e peshës në vitet e fundit.

"Unë ushtrohesha, haja shëndetshëm, vrapoja gjatë gjithë kohës dhe asgjë - dhe të gjithë e dinë që nuk pi as alkool,"- shpjegoi stilistja.

“Thjesht ndihesha e lodhur dhe e plogësht.”

"Unë mora peptide dhe nuk e di nëse keni dëgjuar për medikamente të lidhura me [peptidet] që i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë," tha ajo në "Watch What Happens Live with Andy Cohen".

Edhe pse shumë yje po tregohen më të hapur në lidhje me këshillat dhe truket e tyre për humbjen e peshës, disa thonë se "të ushtrohesh" dhe "të ushqehesh shëndetshëm" është metoda e tyre e vetme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat