ETH vijon të jetë ndër universitetet më të mira të botës dhe Evropës

Diaspora

ETH vijon të jetë ndër universitetet më të mira të botës dhe Evropës

Nga: F.D. Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:33

Universiteti më i mirë zviceran ETH vijon të jetë në Top 20 më të mirët në botë, sipas një rangimi të kryer nga “Times Higher Education”, e cila, ka anketuar mbi 10.000 shkencëtarë nga 133 vende të botës.

Si zakonisht dy vendet e para i mbajnë universitetet amerikane, Havard dhe Jale, ndërsa pas Oksfordit dhe Kembrixhit në Angli, ETH e Zvicrës rënditet i treti në kontinetin europian ndërsa i 19-ti në botë.

Në ranglistën e fundit janë vlerësuar universitetet aziatike, duke e nxjerrë edhe ETH katër vende më poshtë se një vit më parë. Sipas disa vlerësimeve tjera, ETH vlerësohet në vendin e 9-të./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat