Kapen dy shqiptarë për grabitje në Wismar, Gjermani

Diaspora

Kapen dy shqiptarë për grabitje në Wismar, Gjermani

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 09:18

Policia e inspektioratit në Rostock, gjatë së martës ka arrestuar dy shqiptarë të moshave 20 dhe 23 vjeç, të cilët prej kohësh njiheshin si grabitës të sendeve me vlerë në regjionin gjerman Wismar, shkruan media gjermane svz.de, gjatë numrit të djeshëm 03.02.2016.

Përveç grabitjeve, njëri prej tyre ishte pjesë edhe e shkeljeve tjera ligjore, përcjell Bota sot.

Të dy personat ndodhen në paraburgim dhe pritet vendimi nga Prokuroria për fatin e mëtutjeshëm të dy shqiptarëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat