Mësuesit shqiptarë nga Londra në Zvicër

Diaspora

Mësuesit shqiptarë nga Londra në Zvicër

Nga: Talat Pllana Më: 1 maj 2015 Në ora: 13:01

Është organizuar një seminar për mësues të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Londër nga Qendra Ndërkombëtare për Edukim dhe Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe. Seminari është mbajtur në Shkollën e larët Pedagogjike në Cyrih.

Me ftesën e prof. Dr. Basil Schader në bashkëpunim me magjistër z. Nexhat Malokun, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Zvicër, Grupi i mësuesve të tre shkollave shqipe të cilat mbajnë mësimin plotësues në Londër, kanë marrë pjesë në seminar nga data 16-18 prill 2015, njëkohësisht ata vizitojnë disa qendra të arsimit dhe të kulturës në kantonin e Cyrihut.
Prof. Dr. Basil Schader është njeri nga pedagogët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në arsimimin e nxënësve shqiptar në Zvicër dhe në diasporë në organizimin e mësimit plotësues. Prof Dr.Dr. Basil Schader ka botuar librin me temë:

“Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes” në Zvicër.
Këtë temë e ka mbrojtur si punim doktorature (punim shkencor).
Takimi i të gjithë pjesëmarrësve është bërë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih, salla LAB-G055 me 16 prill. Mysafirë ishin Sabrina Marruncheddu, IPE (Qendra e Projekteve Ndërkombëtare në Arsim) në Cyrih dhe zonja Ëiltrud ËEIDINGER, bashkëdrejtoreshë në IPE.

Vizita në Bibliotekën ndërkulturore Pestalozzi

Ligjëratën e parë e ka mbajtur mr. Nexhat Maloku duke dhënë informacione për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në kantonin e Cyrihut dhe në Zvicër. Ligjërata është përcjellë dhe ka zgjuar shumë interesim tek të pranishmit. Mr. Nexhat Maloku flet për organizimin e mësimit plotësues në Zvicër, me fokus të veçantë në kantonin e Cyrihut, për historinë dhe strukturën organizative. Ai kërkoi që bashkëpunime të tilla të jenë sa më të larmishme, me angazhimin e nxënësve dhe të prindërve. Ku një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptar ndjekin mësimin plotësues.
Të premten, me 17 prill u bë vizita në bibliotekën ndërkulturore Pestalozzi.

Në Bibliotekën ndërkulturore Pestalozzi, grupi është pritur nga znj. Suela Jorgaqi, përgjegjëse e Bibliotekës, e cila ka mbaruar për gjermanisht në Universitetin e Tiranës dhe pastaj në Zvicër ka studiuar “Shkencën e informacionit”, lëmi kjo një pjesë e së cilës përmban dhe njohuritë për bibliotekat. Risia e bibliotekës që Suela drejton është se aty ka libra në 11 gjuhë të huaja, natyrisht edhe shqip. Njëherazi kjo znj. e nderuar jep mësim shqip për zviceranët.

Ajo këtë e përshkruan si një eksperiencë të pasur dhe interesante. Udhëheqja dhe angazhimi i znj. Jorgaqi në këtë bibliotekë në Hardua të Cyrihut, ka bërë që kjo bibliotekë të jetë një vatër e ngrohtë kulturore edhe për shqiptarët. Pos që aty mbahen orë letrare me krijues nga vise të ndryshme, biblioteka frekuentohet edhe nga të vegjlit. Është mundësia që të dëgjohet edhe muzikë shqip dhe të shihen filma shqiptarë. Sa u përket autorëve shqiptarë, Suela thotë se aty gjinden emrat më të njohur të letrave tona, duke filluar nga Ismajl Kadareja e deri te Fatos Kongoli, Brunilda Zllami, Ben Blushi etj.

Në këtë Qendër kulturore shqiptare grupi është pritur dhe përshëndetur nga kryekonsulli i Republikës të Kosovës në Zvicër z. Islam Spahiu, cili e vlerësoi lart punën e mësimdhënësve shqiptarë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, përkundër kushteve të kufizuara dhe ndihmës së mangët të institucioneve tona, të cilat nuk arrijnë të jenë në hap me nevojat, që ka ky proces edukativo-arsimor dhe me shumë interes për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare.

Kryetari i LASHP për kantonin e Cyrihut z. Naser Ulaj, shqiptar me prejardhje nga Vuthaj, u angazhua në vazhdimësinë e mësimit plotësues, dhe se duhet bërë më shumë dhe kërkoi vendosmëri dhe përkushtim.

Në Qendrën kulturore shqiptare në Cyrih i ka përshëndetur të pranishmit edhe z. Talat Pllana, në emër të B.SH. “Faik Konica” në Britani të Madhe, dhe në emër të nxënësve, mësuesve dhe prindërve të shkollës shqipe “Kosova”, i cili tha: ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj për ftesën dhe mikpritjen tuaj miqësore.

Mësimi i gjuhës shqipe në Britaninë, nisi punën e saj njëzetedyvjete më parë në dy komunat e Londrës.

Shkolla shqipe “Kosova” në Londër po kryen me sukses misionin e vetë, në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare me qëllim të mbrojtjes së tyre nga asimilimi që iu kanoset në çdo hap.

Me formimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Lidhjes së Prindërve Shqiptarë u krijuan edhe lidhjet dhe kontaktet me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës.

U vunë kontakte institucionale dhe në këtë mënyrë organizimi i punës u përmirësua. Edhepse numri i nxënësve është rritur. Sa i përket teksteve shkollore kohëve të fundit situata është përmirësuar me botimin dhe shpërndarjen e teksteve nga Ministria e Arsimit. Nxënësit e Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, kanë marrë pjesë në shumë manifestime.
Shkolla Plotësuese ka për qëllim që të përfshijë të gjithë fëmijët shqiptarë, në mësimin e gjuhës shqipe.
Duke përfunduar fjalën e tij z. Talat Pllana theksoi se për ne, kombi është mbi të gjitha prandaj ne jemi të angazhuar të kontribuojmë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Më pas fjalën e ka marrë z. Lutfi Vata kryetar i Shoqatës “Ardhmëria” dhe kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe. Ai në fjalë e tij u përqendrua tek nismat dhe seminaret model, të zhvilluara me angazhimin e tij dhe me shtysën për shkollën shqipe në vendet ku janë nxënësit shqiptarë.

Znj. Zamira Ruspi, kryetare e Shoqatës “Mather Teresa- Albanian Union” ka përshëndetur të pranishmit në emër të shoqatës që ajo e udhëheq dhe në emër të prindërve dhe nxënësve të shkollës shqipe dhe uroj për këtë seminar. Ajo kërkoi që në të ardhmen aktivitete të tilla të bashkëpunimit duhet të vazhdohen dhe të përkrahen. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave shqipe të mësimit plotësues nga të dyja vendet më pas vijuan konsultimet duke shkëmbyer përvojat profesionale. Fjala e profesorëve prof. Dr. Basil Schader dhe mr. Nexhat Maloku ishte shumë e rëndësishme për të gjithë të pranishmit.

Vizitat në orët e mësimit plotësues në Cyrih, shkolla Hardau, shkolla Sihlfeld, shkolla Aemtler A dhe shkolla Zurlinden, i dhanë më shumë kuptim seminarit.

Diskutim për vizitat në mësim

Meqenëse kemi vizituar tre shkolla në të cilat mbahej mësimi plotësues i gjuhës shqipe, mund të konkludojmë se mësimi organizohej në mënyrë profesionale nga mësuesit. Por, kishte dhe vështirësi në grupimin e nxënësve sipas grup moshave dhe njohjes së gjuhës amtare.

Vështirësia tjetër për organizimin e mësimit është se mësimi i gjuhës shqipe organizohet pas mësimit të rregullt të shkollës zvicerane. Për nxënësit është i lodhshëm mësimi pas orëve të rregullta, sepse koha nga ora 17.00 - 19.00 të paraqet vështirësi në punë, por megjithatë ka angazhim për mësim si nga nxënësit e veçanërisht është për çdo lëvdatë puna e mësuesve.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Cyrih, kemi vizituar qytetin, liqenin që ndodhej afër tij dhe lumin që e përshkonte mes për mes qytetin, përgjatë të cilit kemi lundruar me një barkë. Gjithashtu kemi vizituar muzeun dhe një qendër tregtare.

Vizita në Cyrih ishte e organizuar mirë nga nikoqirët: Prof. Dr. Basil Schader dhe mr. Nexhat Maloku.
Ps. Autori është ish kryetar i Bashkësisë Shqiptare "Faik Konica" në Britani të Madhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat