Vdes 37 vjeçarja shqiptare disa ditë pas aksidentit - policia kërkon ndihmë për gjetjen e shoferit

Diaspora

Vdes 37 vjeçarja shqiptare disa ditë pas aksidentit - policia kërkon ndihmë për gjetjen e shoferit

Nga: Beqir SINA - Nju Jersey Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 00:45

Paramus New Jersey - Autoritetet lokale të policisë, thonë, se një grua 37-vjeçare është goditur nga një shofer, i cili më pas ka ikur menjëherë nga vendngjarja. Ngjarja fatale ka ndodhur disa ditë më parë në një rrugë shumë afër në një stacion autobusi tek kolegji "Bergen Community College" në Nju Xhersi.

Viktima është Anila Lluka, e cila u godit nga një makinë që shkonte drejt veriut të qytetit, rreth orës 18:00 të mbrëmjes, dhe e goditi Anilën teksa ajo po kalonte nga ana southbound-it për të arritur në një stacion autobusi të NJ Transit, tha zyra e prokurorit.

Policia e gjeti Llukën të shtrirë në korsi që shkon drejt veriut, thoshte deklarata.

“Autoritetet kanë pyetur çdo udhëtarë që ishte në rrugë në atë kohë, për të marrë në konsideratë faktet e përplasjes dhe kërkuan nga qytetarët të japin çdo informacion lidhur me rastin", thuhet në një deklaratë të autoriteteve lokale.

“Viktima”, thotë policia, “mbërriti gjallë në spitalin ‘Hackensack Hospital’, por me gjithë përkushtimin e personelit mjekësor, ajo nuk mundi ta kapërcente gjendjen e rëndë”.

Policia ka vënë në shërbim numrat e telefonit të Bergen County Prosecutor’s Office Fatal Accident Investigation Unit në : 201-226-5500, dhe 201-226-5532 në zyrën e policisë Paramus Police, që të jap informacione çdokush që di di[ka për ngjarjen. Çdo informacion ruan privatësinë.

Gruaja e cila vdiq nga aksidenti është identifikuar si Anila Lluka nga Tirana – Shqipëri. Gazeta Dielli online shkruan se familja e Anilës erdhi në Amerikë para tre muajsh pasi kishte fituar Lotarinë Amerikane. Dy djemtë i kishte sistemuar në shkollë, ndërsa ajo me bashkëshortin ishin në kërkim të një pune.

Kjo tragjedi ndryshoi jetën e kësaj familje. Kurse shqiptarët duhet të luten për shpirtin e Anilës dhe sipas traditës tonë duhet ndihmuar familjen.

Shërbimet funerale për të ndjerën do të kryhen ditën e martë, 25 nëntor, pas dite, nga ora 5 deri në 8 pasdite dhe të mërkurën 26 nëntor, nga ora 10.00 deri në 11.00 para dite. Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 11.00 paraditen e së mërkurës në varrezat Redeemer, që ndodhen në adresën: 90 Chapel Rd, Mahwah, NJ 07430.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat