Protestë e madhe në Nyon, para selisë së UEFA-s (Video)

Diaspora

Protestë e madhe në Nyon, para selisë së UEFA-s (Video)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:11

Tifozët Kuqezi në Zvicër kanë bërë të ditur se do të organizojnë një protestë para selisë së UEFA-s në Nyon, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit rreth ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Tifozët Kuqezi në Zvicër do të organizojnë një protestë para selisë së UEFA-s në Nyon, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Tifozët Kuqezi në Zvicër ftojnë të gjithë anëtaret, sportdashësit, median dhe shqiptaret kudo ndodhen për protestën që do të zhvillohet përpara selisë së UEFA-s. Të protestojmë kundër vendimit të UEFA-s në lidhje me episodin e ndeshjes Serbi – Shqipëri”, thuhet në njoftim.

“Të protestojmë në mënyrë paqësore para këtij institucioni, që me vendimin e tij na diskriminon dhe na penalizon padrejtësisht. Të protestojmë kundër vendimit që favorizoi dhunën dhe racizmin e shprehur në Beograd”.
“Ju mirëpresim, të jemi sa më të shumtë, të bashkojmë zërat tanë për të vënë në vend padrejtësinë. Të dielën, më 2 Nëntor prej orës 14:00 para selis së UEFA-s në Nyon (Gjenevë) në Zvicër. Sepse kombëtarja Shqiptare ka nevojë për të gjithë ne”.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat