Ministri konsullor Destani kreu vizitën e parë në veneto të italisë

Diaspora

Ministri konsullor Destani kreu vizitën e parë në veneto të italisë

Nga: Gëzim MUÇOLLI Më: 17 prill 2014 Në ora: 13:56

Me rastin e mbajtjes së aktivitetit kulturor “ Il cinema in musica , të premten me 11 prill 2014” në Paderno di Ponzano Veneto të Trevisos , me ftesë të Shoqatës Kulturore shqiptare “Iliria” erdhi në vizitë ministri i ri konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë.

Shoqata “ Iliria”e cila ishte njëra ndër mbështetësit e këtij koncerti bamirësie me qëllim ndihmën misioneve të ndryshme italiane në veprojnë në Shqipëri, tashmë është e njohur për veprimtarinë e saj me aktivitete të shumta që e kanë bërë të veçantë komunikimin me mërgatën dhe autoritetet italiane duke gjetur forma të shumta të integrimit kulturor dhe shoqëror aty ku jetojnë mërgimtarët kosovarë.

Pikërisht puna serioze si dhe rezultatet edhe sukseset e veprimtarëve të shumtë të kësaj shoqate kanë bërë që qyteti industrial i Trevisos të jetë mikpritës i takimeve të shpeshta që bëhen me mysafirë nga qeveria e Kosovës e sidomos nga ministria e Diasporës . Poashtu edhe kontaktet me ambasadën e Kosovës në Romë kanë tregues kualitativ që sidomos ka shënuar pikë kulmore me nderimin që i bëri ambasadorja e nderuar znj. Bukurie Gjonbalaj manifestimit qendror të mërgatës me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë në nëntor të 2012 në Treviso.

Në vazhdën e vizitave nga zyrtarët e lartë të shërbimit diplomatik, edhe ardhja e ministrit të ri konsullor Bejtullah Destani , i cili para 10 ditësh ka arritur nga Londra ku ka kryer të njëjtën detyrë , vijon tradiitën e bashkëpunimit dhe ruajtjes së kontakteve nga ana e ambasadës sonë. Të shtunën para kthimit të z. Destanit për Romë ai u ai pati një takim pune në Treviso me udhëheqës të shoqatës “Iliria” ku në një atmosferë mjaft miqësore u bisedua për mundësitë e mëdha të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të ndryshme të ruajtjes së identitetit si dhe prezentimit të vlerave pozitive që integrojnë mërgatën në hapësirën e pasur kulturore italiane.

Kryetarja e shoqatës znjsh. Erëmira Zhuri dhe nënkryetari Beqir Cikaqi folën edhe për rezultatet si dhe për sakrificat e shumta që kanë veprimtarët në kohët e fundit duke pasur parasysh krizën e madhe ekonomike – sociale të shtetit italian duke theksuar buindjen se nuk do të ndalen asnjëherë para vështirësive duke pasur parasysh vullnetin e madh sidomos te të rinjtë . Gëzim Muçolli duke e falenderuar zotëri Bejtullah Destanin foli me respekt për aktivitetin e tij në periudhë mbi dy dekada në kryeqytetin britanik ku ka themeluar Qendrën për shtudime shqiptare (shtator 1997) ku me punë titanike në bashkëpunim me autoritete tjera të historisë e kulturës britanike si Noel Malkolm, Robert Elsie, etj. ka publikuar si autor dhe bashkautor mbi tridhjetetre libra me karakter historik dhe kulturor mbi Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Bashkë me urimin për mirëseardhje z. Destanit dhe për suksese të reja jo vetëm në shërbimin diplomatik por edhe në vazhdim të kërkimeve studimore të tij edhe në arkivat italiane ai shprehu vullnetin për bashkëpunim të ndërsjellë në krahinën e Venetos e sidomos në qytetin e Venecias dhe Padovas ku ka gjurmë të shumta të punës dhe jetës së shqiptarëve gjatë mesjetës dhe kohës së humanizmit dhe rìilindjes evropiane.

Në ndarje Z. Bejtullah Destani duke falenderuar për njohjen dhe mikpritjen, premtoi angazhim serioz në bashkëpunim me të gjitha aktivitetet e mërgatës si dhe vizita të shpeshta në mesin e tyre .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat