Zvicër, shqiptari nuk shkon as në burg pa flamur

Diaspora

Zvicër, shqiptari nuk shkon as në burg pa flamur

Më: 15 prill 2014 Në ora: 17:42

Burgu i Champ Dollon në Gjenevë të Zvicrës, është i “blinduar” jo vetëm nga me mure të larta (6-8 metra..) me tela me gjemba por edhe gardian dhe kamera publike e të fshehura në çdo hyrje, në çdo cep të burgut, që do kishte vështirë të hynte apo të dilte edhe miza…

Në muajin shkurt, ka pasur përleshje të ashpra mes shqiptarëve dhe afrikanëve në burgun e Gjenevës Champ-Dollon, ku mbetën të plagosur 36 të burgosur. Në këtë burg vetëm gjatë këtij viti kishte tetë trazira, pesë përleshje dhe 3 protesta.

Policia dhe zyrtarët e burgut Champ – Dollon kanë bërë me dije se konflikti në burgun e Gjenevës është i “natyrës ndëretnike” me një bilanc prej 36 të plagosur prej të cilëve, 8 janë gardianë.

Burgu komplet, i mbushur me 850 të burgosur, ne mesi e tyre edhe 165 shqiptarë. Burgjet multietnike në Zvicër si duket vetëm sa sjellin vështirësi për administrimin e tyre. Kohëve të fundit, konfliktet mes shqiptarëve dhe afrikanëve vetëm sa shtohen. Kështu edhe mesjavën e kaluar në burgun “Champ Dollon” në Gjenevë ndodhi një rrahje dhe konflikt masiv midis të burgosurve shqiptarë dhe afrikanë, edhe atë gjatë kohës së shpërndarjes së ushqimit – darkës, Por pas rrahjes, gardianët arritën të shuajnë situatën.

“Të burgosurit shqiptar kanë krijuar klanet e tyre kudo në burgje gjë që edhe afrikanët tentojnë të kenë një klan të tillë…dhe për këtë vjen deri tek konflikti mes dyja klaneve”- shpjegon Constantin Frangiskakis drejtor i burgut. Ai ka shtuar se rreth 160 të burgosur janë shqiptarë, kryesisht nga Shqipëria e Kosova. Burgu “Champ-Dollon” ekziston nga viti 1977.

Në fillim të këtyre viteve kpresh6ishim vetëm 50 apo 60 të burgosur, ndërsa ne vitin 209 ky numër u rrit 541 që ne e konsideronim rekord dhe kurrë nuk na ka shkuar mendja se ka rekord mbi rekord qe aktualisht burgu i Gjenvës strehon mbi 800 delinkuentë. Kurse për sigurinë dhe mbikëqyrje të burgosurve janë të angazhuar 300 personel, prej tyre rreth 250 janë gardian, ndërse tjerët nga drejtoria dhe administrata.

Sa i përket numrit të të burgosurve dhe motivet për dënime në vazhdim drejtori i burgut të Gjenevës shpjegon se “Në vitin 1980 kishte 1.868 hyrje, apo 52’189 netë, ndërsa për një decenie më vonë këto shifra janë dyfishuar ç’ka në vitin 2009 në burgun tonë kishim mbi 2.700 hyrje, apo 180’964 netë. Motivet e të dënuarve në burgun tonë janë të larmishme nga ato për vrasje, kërcënime, e deri tek trafikantët dhe hajdutët. Celulat janë të ndara në 3 grupe: me nga një krevat në një dhomë janë 138, ndërsa me nga 3 kravate në (38) dhe me nga 5 krevat (3). Në mesin e të burgosurve kemi edhe 9 femra”.

Se kush janë këto të burgosur, mosha e tyre dhe prej nga vijnë ata, nga zyrtarët e burgut të Gjenevës “Champ-Dollon” ke mësuar se burgu i Gjenevës ka 185 celula. Celula me e vogël aty është 12 metra katrorë, kurse me e madhja është 25 metra katrorë. Në dhomë kanë frigorifer, TV, tualetin, orendi të cilat nuk mungojnë as në një hotel. Pjesa dërmues e të burgosurve janë të moshës së re, mes viteve 18-23 por kemi edhe ata me moshe të shtyrë deri në 70 vjet, por ata janë kryesisht me probleme mentale.

Sa i përket origjinës së tyre, pjesa dërmuese vijnë nga Ballkani sidomos nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia,Georgia, Rumania, Mali Zi etj. Numri më i madh i këtyre “vizitorëve” sipas zyrtarëve të burgut në Gjenevë, janë ata prej Shqipëria me mbi 110, kurse nga Kosova kemi mbi 50 persona dhe nga Serbia apo Mali i Zi nga nja dhjetë, e kam fjalën për albanofonë. Nga vëzhgimet, u vërtetua se më lehtë është të hyjë në këtë burg, sesa të dilje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat