Atentat me armë zjarri ndaj 47-vjeçarit shqiptar në Itali, autori zhduket pa lënë gjurmë

Diaspora

Atentat me armë zjarri ndaj 47-vjeçarit shqiptar në Itali, autori zhduket pa lënë gjurmë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën.

Pas ngjarjes, autori i krimit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat